LAJMI I FUNDIT:

Kriza në tregun e financave merr njëkohësisht dy viktima prestigjoze

Kriza ndërkombëtare e bankave tensionohet në përmasa dramatike. Banka investuese amerikane, Lehman Brothers, shpalli falimentimin duke kërkuar fillimisht një investues. Banka Merrill Lynch u ble prej Bank of America.

Besimi është fillimi i gjithçkaje. Se sa i vërtetë është ky sllogan kjo po dëshmohet në përmasa dramtike këto ditë. Sepse këtej e tutje vlen sllogani tjetër, që mosbesimi është fundi i gjithçkaje. Besimi tek stabiliteti i bankave të mëdha amerikane ka humbur papritur. Mosbesimi është duke u rritur vrullshëm në Wall Street në Nju Jork si dhe në kuarterin e bankave të Londrës, të Frankfurtit dhe të Tokios. Tani është prekur edhe Lehman Brothers, deri më sot banka investueste amerikane e katërta për nga madhësia. Çdo tremujor bankës me traditë, të themeluar përpara 158 vjetësh nga emigrantët gjermanë, iu desh të pranojë humbjet miliardëshe dhe së fundi humbjen rekord prej katër miliardë dollarësh në tremujorin e dytë. Kërkimi i nxituar për kapital të ri nuk pati sukses.

Gjatë natës duke gdhirë dita e hënë (15.09) stafit të menaxhimit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shpallë falimentimin dhe mbi bazën e nenit 11 të ligjit amerikan të konkurrencës banka kërkoi mbështetje me kapital. Me këtë ajo fiton kohë që ndoshta mund të gjejë kapital të ri, ose të futet nën tutelën e një banke tjetër më të madhe. Nëse nuk arrihet kjo, mbetet vetëm falimentimi i një banke dikur të fuqishme dhe krenare. Banka e tretë investuese amerikane, Merrill Lynch, tani për tani ka arritur në bregun e shpëtimit. Ajo do të blihet nga Bank of America.


Shoku në tregun amerikan të financave po i zhyt drejt minuseve tregjet e aksioneve në mbarë botën. Kjo padyshim: kriza ndërkombëtare e bankave ka arritur një shkallë të re rreziku. Qeveria amerikane dhe banka emetuese nuk janë më të gatshme të dalin garant për gabimet e bankave private. Përpara një gjysmë viti ato mundësuan përmes një kredie të madhe blerjen në emergjencë nga konzerni i financave J.P. Morgen Chase të bankës investuese Bear Streams, shumë më e vogël kjo krahasuar me Lehman Brothers. Me shtetëzimin e bankave të hipotekës Fannie Mae dhe Freddie Mac u shmangën rreziqet me përmasa të papërfytyrueshme të një volumi prej 5 000 miliardë dollarësh. Por tani duket se ose i është dhënë fund shtetëzimit të humbjeve, ose shteti amerikan ka arritur të kufijtë e kapacitetit të vet financiar. Në fund të fundit fjala është për shumë para.

Lehman Brothers ka 613 miliardë dollarë borxhe. Në nevojë akute pagese nuk të ndihmon aspak fakti, që përballë këtij borxhi me male qëndron një vlerë pasurie në të njëjtin nivel. Natyrisht qeveritë dhe bankat emetuese do të përpiqen të shmangin efektin domino. Por tani për tani këkrohet që të veprojë sektori privat i financave, e kjo jo me fjalë, por me para. Kjo është kuptuar. Dhjetë banka kryesuese ndërkombëtare, ndër to edhe Deutsche Bank – do të mbledhin një fond zjarrëfikës prej 70 miliardë dollarësh, për të ndihmuar reciprokisht njëra-tjetrën nga rreziku simptomave të falimentimit.

Me Lehman Brothers është tronditur një bankë prestigjoze dhe me traditë. Pa një investues të madh, që duhet të derdhë shumë miliardë dollarë, fundi i bankës është fare i afërt. Banka fillimisht ka rrezikuar dhe më pas ra viktimë e humbjes së besimit ndaj saj. Lehman nuk është banka e parë, që pëson këtë fat dhe sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të jetë as viktima e fundit. Kriza aktuale e financave është rezultat i shumë parave të pakushtueshme të bankave emetuese, i nepsit të shfrenuar dhe i zemërgjerësisë së pamasë të mbikqyrësve të bankave. Vetëm kështu mund të bëhen gabime dhe ekzagjerime, që tani korrigjohen me krizën e degës së bankave.

Edhe Gjermania është e prekur prej kësaj, edhe bankat gjermane kanë spekuluar në mënyrë të papërgjegjshme me hipotekat amerikane kallb. Megjithatë në Amerikë është vënë në lëvizje një ingranaxh shumë më i madh. Rezultati është jo vetëm një katastrofë, po të kemi parasysh humbjen deri tani të 500 miliardë dollarëve, por është edhe mjaft i dyshimtë në aspektin e rendit të politikës. Pasi privatizohen fitimet, humbjet socializohen. Sepse edhe nëse qeveritë dhe bankat emetuese nuk u japin më garanci bankave të rrezikuara, kriza e bankave që e ka zanafillën në Amerikë rëndon shumë ndaj koniukturës botërore. Të gjithë pagujanë një çmim për gabimet e një grupi të vogël njerëzish. Ndaj thirrja për një rregullim më të fortë të sektorit të financave është mëse e kuptueshme. Bankat me mendjelehtësi e kanë humbur besimin. Për bankat kapitali më i rëndësishëm nuk janë paratë, por besimi i depozituesve dhe i klientëve të tyre. Ky kapital është shpërdoruar keq. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
Kalo në kategori