LAJMI I FUNDIT:

Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Kriza e kostos së jetesës – sa kushton të jetosh në Prishtinë?

Prishtina ka përjetuar një rritje të popullsisë që kanë imigruar nga komunat e tjera. Ndonëse në të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë, të cilat janë mjaftë të vjetërsuara e i përkasin vitit 2011, popullsia e regjistruar në Prishtinë ishte rreth 200 mijë banorë atë kohë.

Por sipas web faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës, “numri rezident i qytetarëve në qytetin e Prishtinës, mund të jetë përafërsisht 400 mijë, ndërsa me fshatrat deri 470 mijë”.

Në bazë të kësaj, i bie që numri i banorëve në Prishtinë është dyfishuar që nga regjistrimi i fundit.


Nga hulumtimet e bëra, kostoja aktuale e jetesës mund të ndryshojë në varësi të faktorëve të tillë si stili i jetesës dhe akomodimi.