Për shumë njerëz, kriptomovalutat si Bitcoin vazhdojnë të mbeten një mister. Por, për kompani të reja të drejtuara nga gra, kriptovalutat janë një mënyrë alternative për të krijuar të ardhura në industrinë e teknologjisë.
Në botën e kompanive të reja të teknologjisë, nuk mungon kapitali për të investuar tek idetë e reja… nëse idetë vijnë nga burrat. Gratë shpesh ngelen pa mbështetje financiare.
“Skena e kapitalit për investime dominohet në masën 94 për qind nga burra. Për arsye të ndryshme, ndër to edhe paragjykimi gjinor, bëhet objektivisht më e vështirë për gratë dhe minoritetet që të mbledhin fonde”, thotë Lisa Wang, drejtore e kompanisë “Sheworx”.
Tashmë, sipërmarrëset gra janë duke eksploruar burime alternative të fondeve. Ato po orientohen drejt fenomenit më të zhurmshëm në teknologji dhe financë – kriptomovalutat nëpërmjet teknologjisë Blockchain.
“Vlera e teknologjisë Blockchain është se eliminon ndërmjetësimin, pra nuk ka më nevojë për ndërmjetës”, thotë Carolyn Rechkow, drejtore e operacioneve në firmën “Consensys”.
Heqja e ndërmjetësve krijon edhe më shumë mundësi. Tashmë mund të krijohen fonde nëpërmjet një monedhe dixhitale specifike për biznesin e tyre.
“Ky sistem i ri nuk dominohet nga meshkujt, pasi nuk sjell trashëgimi me vete. Pra, pse të mos fillojmë të ndërtojmë diçka?”, thotë Michelle McCormack, themeluese dhe drejtore e kompanisë “Casting Coin”.
Zonja McCormack krijoi kriptovalutën Casting Coin, të cilën ajo synon ta përdorë për mbledhje fondesh.
“Kjo del përtej botës së vogël të financierëve që kontrollojnë fondet, dhe hap një botë ku gratë janë të lira të dëshmojnë vlerat e tyre”, thotë zonja Rechkow.
Por, është ende fillimi për këtë teknologji…
“Po shikojmë prurje të shpejta parash. Por, nuk dua ta quaj sukses menjëherë, pasi ende nuk dimë çfarë jetëgjatësie do të kenë këto procese për mbledhje fondesh”, thotë zonja Wang.
Për këto gra ambicioze, suksesi afatgjatë do të varet nga drejtimi që do të marrë kjo prirje e re. /Zëri Amerikës /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit