Site icon Telegrafi

Kreu katër vjedhje gjatë muajit shkurt, identifikohet dhe arrestohet hajduti në Durrës

Në Durrës, është kapur dhe vënë në pranga autori i katër vjedhjeve të kryera gjatë muajit shkurt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, kanë organizuar hetime intensive për identifikimin dhe ndalimin e autorit.

I arrestuari është shtetasi Francesko Selishta, 31 vjeç, banues në Durrës.

Dyshohet se ai ka kryer disa vjedhje, duke përfshirë vjedhje parash nga kasa e një marketi në lagjen nr. 15 më 2 shkurt dhe vjedhjen e baterive të automjeteve, veglave të punës dhe një biciklete më 7 shkurt.

Aktualisht, hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version