Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se virusi më i rrezikshëm për qytetarët është Albin Kurti.
Krasniqi ka deklaruar se Kurti ka infektuar dhe po vazhdon të infekton opinionin me qasjen e tij anti-amerikanë.
“Derisa rreziku i coronavirusit është duke e filluar një ndjenjë paniku edhe në Kosovë, për fat të keq, po harrojmë që virusi më i rrezikshëm për qytetarët tanë është Albin Kurti. Ky njeri e ka infektuar dhe po e infekton opinionin tonë me qasjen e poshtër të anti-amerikanizmit, thua se ne jemi satelitë të Rusisë e të Iranit e jo pjesë e qytetërimit perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Amerikën. Ky njeri, që sot është Kryeministër i vendit, përbën rrezikun më të madh në historinë e re të Kosovës! I rrethuar me njerëz që i urrejnë vlerat perëndimore dhe veçanërisht SHBA-të, ai sot është duke e drejtuar Kosovën në kurs të konfrontimit të hapur dhe përplasjes direkte me aleatin më të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, përcjell Telegrafi.
Deputeti ka thënë se deklarimet konkrete sot të senatorit amerikan David Perdue dhe të Donald Trump Jr., për tërheqjen nga Kosova të trupave ushtarake amerikane duhet të alarmojnë secilin njeri normal në Kosovë.
“Ky rrezik, i kombinuar me pezullimin e ndihmës amerikane prej 200 milionë dollarësh, në kuadër të MCC-së, përbën sanksione direkte të SHBA-ve në raport me Kosovën.
Po a jeni në vete more? Ku e merrni guximin ta rrezikoni të tashmen e të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve tanë? Për kë punoni ju, që e bëni Amerikën t’i vendosë sanksione Kosovës? Çfarë shqiptarë jeni ju kështu?
Ndoshta ky edhe është qëllimi i juaj i vërtetë, sepse me vite SHBA-të dhe shtetet perëndimore i keni quajtur “imperialiste” dhe “kolonizatore”, por dijeni që populli ynë nuk do të ju lejojë kurrë që ta shkatërroni aleancën tonë jetike me SHBA-të. Kushdo që tenton të na konfrontojë kaq keq me Amerikën, do të përfundojë në histori vetëm si një mbeturinë neo-sovjetike dhe asgjë më shumë”, vijon shkrimi i deputetit.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Qëndrimin e ambasadorit amerikan e kanë mbështetur, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos