Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mohuar lajmet që thonë se PDK propozon zgjedhje të reja të parakohshme. Ai shprehet se ato nuk janë prioritet i këtij subjekti dhe se si parti nuk mendojnë që mund të shkohet në zgjedhje pa një reformë zgjedhore, proces ky që, sipas tij, merr kohë.
“Mungesa e debatit të mirëfilltë në Kuvend, për një kohë të gjatë e ka cenuar normalitetin e veprimit politik dhe funksionimit demokratik të skenës politike. Qëllimi i Veselit ka qenë dhe është që me opozitën të kemi debat konstruktiv e jo ngurtësim joparimor të pozicioneve. Ky është edhe qëndrim politik që e kemi si lidership partiak”, tha Krasniqi në një prononcim për Telegrafin.
Për çështjen e koalicionit qeverisës, Krasniqi tha se ka diskutuar sot gjatë ditës me kreun e PDK-së.
“Prioritet mbetet zbatimi i programit qeverisës, me fokus te zhvillimi ekonomik, si dhe zgjidhja e çështjeve politike – si liberalizimi i vizave dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Sa i përket qeverisjes, për të rritur dinamikën e punës, po e shqyrtojmë çështjen e riformatimit të kabinetit qeveritar, proces që është vonuar paksa”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Këto komente të Krasniqit vijnë pas një interviste të Veselit në një të përditshme të Kosovës, në të cilën citohet të ketë përmendur zgjedhjet si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovë.
“Do të duhej lexuar drejt deklaratat e Veselit, sepse jemi mbështetës të afateve të rregullta zgjedhore, veçanërisht kur kihet parasysh që asnjë mandat qeverisës, deri tash, nuk ka zgjatur deri në fund. Por, natyrisht, unë mendoj se çdo parti politike serioze duhet të jetë gjithmonë e gatshme për zgjedhje”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë