Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni qeverisës do të respektojë memorandumet për rritje të pagave, të nënshkruara gjatë fushatës parazgjedhore.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sindikatat edhe mund të kenë mbështetje politike, pasi sipas tij partitë opozitare kanë mbështetur haptazi grevat.
“Të gjithë grevistët mund të kenë afinitet politikë. A kanë mbështetje politike? Mund të interpretohet që kanë pasi që është partia politike Vetëvendosje që publikisht mbështet grevat. Ata janë një nga partitë më të mëdha në Kuvend dhe mund të interpretohet që normal greva paska mbështetje politike”
“…E kemi edhe LDK-në e cila në asnjë mënyrë nuk është kundër grevave. Mund të thotë se nuk mbështet plotësisht grevat por thirret në memorandume”, tha nënkryetari i PDK-së, përcjell Telegrafi.
Krasniqi thotë se është e vërtet që PDK ka pasur memorandume me sindikatat edhe në të kaluarën me Qeverinë Thaçi dhe se sipas tij ku subjekt i ka respektuar këto memorandume duke ngritur pagat.
“Jemi ballafaquar me greva edhe në të kaluarën me Qeveritë Thaçi 1 dhe 2, por kemi gjetur zgjidhje në komunikim me ta duke bërë edhe rritje të pagave, që është bërë në secilin mandat”.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se koalicioni PAN do t’u qëndrojë me besnikëri memorandumeve parazgjedhore për fshirë edhe atë me SBASHK-un për rritje të pagave prej 30%.
“Ky premtim ka qenë për një mandat. Ne po flasim ende pa u bërë 1 vit e gjysmë nga mandati qeverisës, po besojmë se është bërë ngritje mbi 20% e pagave dhe pjesa tjetër e ngritjes me siguri se do të bëhet pa përfunduar mandati në dy vitet e ardhshme”, deklaroi ndër të tjera Memli Krasniqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit