Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gënjeshtra që dje kryeministri në detyrë Albin Kurti e tha në Kuvend se po rrëzohet shkaku i “një marrëveshje të fshehtë” nuk zgjati as 24 orë dhe u demantua pikërisht nga Shtëpia e Bardhë.
Përmes një statusi në Facebook, zyrtari i lartë i PDK tha se mes gënjeshtrës së Albin Kurtit dhe qëndrimit zyrtar amerikan, shqiptarët më shumë i besojnë Amerikës.
“Dje, në seancën e shkarkimit të tij, Albin Kurti disa herë gënjeu se po hiqej nga pozita e Kryeministrit sepse po e parandalonte një “marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë” dhe për këtë i akuzoi thuaja direkt SHBA-të dhe të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Kështu, në njërën anë i hidhte benzinë zjarrit anti-amerikan që e ka ndezur tash e sa vite në opinion tonë publik dhe në anën tjetër tentonte të shtirej sikur një “shpëtimtar” i Kosovës nga konspiracioni amerikan, i imagjinuar prej tij, kundër shtetit tonë. Po të mos ishte shumë i rrezikshëm ky narracion, për shkak të njerëzve të shumtë që ende i besojnë, do të ishte vetëm qesharak dhe do të meritonte tallje e asgjë më shumë”, tha Krasniqi.
“Por, ja që rrena e të shkarkuarit të djeshëm nuk zgjati as 24 orë të plota. Sot, në një Deklaratë të përbashkët të përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, konkretisht Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Ambasadorit Philip Kosnett, thuhet “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Sebisë, siç kanë spekuluar disa””, theksoi ai.
Krasniqi ka theksuar se, secili shqiptar do të duhej t’i besonte Amerikës para cilitdo politikan.
“Tani, më thuani, a po rren Albini, a po rren Amerika? Nëse duhet zgjedhur mes këtyre, secili shqiptar do të duhej t’i besonte Amerikës para cilitdo politikan, e le më Albinit. Pra, edhe këtu doli i zhveshur Kryeministri i shkarkuar. Si spekulant dhe si mashtrues, që nuk i kursen as miqtë e partnerët më të rëndësishëm të popullit tonë, kur është në pyetje interesi i tij personal dhe etja e tij e pashuar për pushtet. Ashtu siç gënjeu dje për këtë “marrëveshje” imagjinare, ashtu ka gënjyer e do të gënjejë, për aq kohë sa ka njerëz që do të bien pre e mashtrimeve dhe manipulimeve të tij”, ka shkruar Krasniqi.
Më tej, ai e ka quajtur Kurtin mashtrues.
“Askush më mirë se Albini nuk do të duhej ta kuptonte thënien e urtë popullore: “Rrena i ka kambët e shkurta”. Por, ai aq shumë ka gënjyer e ka mashtruar prej që është në jetën publike dhe ende ka të tillë që vazhdojnë t’i besojnë. Sidoqoftë, me kohë ai do mbetet i vetëm, me një rreth të vogël besimtarësh dhe në botën e tij imagjinare të konspiracioneve, ku edhe mund t’ia jap vetes ndonjë rol të rëndësishëm, që në jetën reale nuk e ka”, ka shkruar në fund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!