Krasniqi për koalicionin PSD-AAK: Acari i bënë bashkë, ujkun dhe capin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor ndërmjet PSD-së e AAK-së.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thumbuar koalicionin AAK-PSD duke thënë se kur bashkohen i majti dhe i djathti, cili është interesi i atij bashkimi.
Postimi i Krasniqit:FJALË TË URTA I – “Acari i bënë bashkë, ujkun dhe capin”! A janë ditë acari ditët e zgjedhjes? Kur bëhen bashkë të “djathtët” e të “majtët cili është interesi i ati bashkimi? Qeverisja e mirë?!!! II – Shoku i mirë të mbron nga “miqët” e tij të rrejshëm! Ata që të lavdrojnë ty, duke t’i sharë shokët?! Nuk mendojnë mirë as për ty! Ruju nga lavdratat e tilla! Ai që s’te mbron nga “miqët” e tij, më se paku shok ideali për rrugtime të vështira e ke! Kujdes nga mosmiënjohësit! /Telegrafi/



















































