LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për qëndrimin e kësaj partie në raport me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kjo parti nuk ka më asnjë lidhje me Hashim Thaçin që nga koha kur ky i fundit është bërë president.

Ai ka thënë se deklaratat e deputetëve të VV-së në adresë të Presidentit për të ushtruar ndikim te PDK-ja nuk janë serioze.


“Vetëvendosje si parti janë jo seriozë e lëre më deputetët e saj. LVV nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti por ata kanë mbetur pa tema. Njerëzit i kanë shpallur zyrtarisht antiamerikanë. Neve na kanë akuzuar se po i shpallim anti amerikanë për luftë politike. Por tash kur të shpall antiamerikan këshilltari i Presidentit Trump nuk e di kush ja vë vulën kësaj teme. Këta nuk e kanë ndërmend ta rrëzojnë qeverinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk ka dhënë nënshkrimet as për të thirrur në interpelancë Avdullah Hotin për takimin në Uashington.

Krasniqi thotë se derisa asnjë deputet që ka votuar qeverinë nuk ka dalë nga koalicioni qeveritarë, nuk mund të iniciohet mocioni ndaj Hotit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së thotë se qeveria Kurti ka qenë shumë më e keqe se kjo e Hotit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori