LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Komisioni për MSA do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Krasniqi: Komisioni për MSA do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Sot është mbajtur takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Bashkimi Evropian BE-Kosovë.

Kryetari i Komisionit parlamentar për MSA, Memli Krasniqi, pas këtij takimi tha se ky ishte takimi i parë i këtij komisioni në këtë përbërje, ku janë dakorduar për takimin i cili do të mbahet me 17 dhe 18 janar, në Strasburg të Francës.

“Ky delegacion për këtë mandat, në këtë përbërje u takua sot për herë të parë, në vigjilje të takimit të parë të komisionit të përbashkët, që do të mbahet gjatë kësaj jave në Strasburg. Me kolegët e komisionit, të delegacionit të Kosovës, ne diskutuam të gjitha pikat që ndërlidhen me takimin e radhës. Komisioni i përbashkët BE-Kosovë, për MSA-në është një ndër komisionet me të rëndësishme, që  vlerëson jo vetëm zbatimin dhe zbatueshmërinë apo avancimin në kuadër të MSA-së, por dhe të gjitha zhvillimeve tjera. Në kuadër të raportit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së, në të gjitha zhvillimet e fushave të ndryshme. Më vjen mirë që kishim një frymë konstruktive të bashkëpunimit për ta përfaqësuar, në mënyrën më të mirë të mundshme republikën e Kosovës, në këtë takim që do të mbahet me datat 17 dhe 18, në Strasburg të Francës”, tha ai.


Komisioni takimin e ka mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit përveç Krasniqit askush nuk ka folur për media. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori