Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh ministër i Bujqësisë, ka komentuar rreth temës së ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Në themel të filozofisë së ligjit qëndron bindja se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Masakrat më mizore të kryera në Evropë në fundshekullin e kaluar ende nuk kanë asnjë ushtarak serb të vendosur para përgjegjësisë ligjore, ndërkohë që udhëheqës të luftës sonë për liri marrin dënime kaq të rrepta bazuar në akuza të bëra për shuplaka e kërcënime.
Sot që kanë kaluar 17 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk kemi qoftë një të dënuar për viktimat e panumërta të pafajshme të masakrave të Prekazit, Reçakut, Obrisë, Krushës, Bellacërrkës, Mejës, Grashticës, Dubravës e shumë masakrave të tjera. Pandëshkueshmëria e këtyre krimeve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po iu bëhen heronjëve tanë çlirimtarë, lënë hapësirë për dyshime për standarde të dyfishta. Sot, shumë njerëz mund të dyshojnë edhe për një përpjekje për të revizionuar historinë. Apo për një përpjekje për të zhdukur dallimin mes të vuajturve dhe kriminelëve që shkaktuan vuajtjet.
Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje. Por, para së gjithash, drejtësia duhet të jetë e paanshme.
Në këtë moment të gjithë duhet të tregojmë solidaritet për të mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e jo ta shfrytëzojmë këtë situatë delikate për interesa të ngushta politike e partiake. Pra, ne duhet të jemi të bashkuar për të mbrojtur këtë pjesë të ndritur të historisë sonë e të mos lejojmë asnjë që të shfrytëzojë këtë situatë të rëndë emocionale për të mbjellë përçarje e gjuhë të urrejtjes mes njëri tjetrit. Bashkëndjenja me ta është më e pakta që mund t’u japim sot çlirimtarëve të vendit tonë” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë