LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Bojkoti i seancave nuk i bën mirë askujt

Krasniqi: Bojkoti i seancave nuk i bën mirë askujt

Pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se opozita e ka kuptuar se qasja e njëanshme dhe ajo e bojkotit nuk sjellë asgjë pozitive.

Ai tha se sikur të punonin së bashku pozita dhe opozita, brenda dy ditësh do të arrinin jo vetëm të krijonin një ekip përfaqësues, por edhe platformë të përbashkët.

Krasniqi u shpreh optimist se në mbledhjen e kryesisë do të gjendet zgjidhja për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth dialogut me Serbinë që mbahet në Bruksel.


“Bojkoti rëndom sjell bojkot dhe kjo nuk i bënë mirë as institucioneve të vendit, as Kuvendit si institucioni më i lartë. S’i bën mirë para së gjithash Kosovës dhe qytetarëve të saj” , tha Krasniqi.

Sipas tij, besimin për të udhëhequr procesin e dialogut e kanë dhënë qytetarët e Kosovës, me ç’rast theksoi se të gjithë përfaqësuesit e popullit kanë përgjegjësinë e tyre në këtë proces, përgjegjësi për të cilën duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë.

Krasniqi shprehi bindjen e tij të plotë se Kuvendi i Kosovës nuk do të pranojë në asnjë mënyrë Asociacionin e komunave serbe që ka kompetenca ekzekutive.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori