LAJMI I FUNDIT:

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Predha të lëshuara nga Gaza në momentet e fundit kanë ndezur sirenat në qendër të Tel Avivit, kanë njoftuar autoritetet izraelite.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigada Al Qassam, tha se kishte lëshuar një “breshëri” raketash për të bombarduar qytetin.

Siç thekson Al Qassam, sulmi ishte në përgjigje të “masakrave kundër civilëve dhe zhvendosjes së qëllimshme të popullit”.


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se “pesë predha” u qëlluan nga Khan Younis në jug të Gazës, shkruan skynews.

Tani, shërbimi mjekësor izraelit po trajton personat me lëndime, ndërsa të tjerët kërkojnë strehim.

Ndryshe, raportohet se në njëvjetorin e luftës në Gaza, edhe Hezbollahu ka sulmuar Izraelin.

Këtë ditë, vitin e kaluar Hezbollahu lëshoi rreth 4,000 raketa në tokat izralite.

Ndërsa sot, ka lëshuar katër. /Telegrafi/