“Krah për krah njëri tjetrit gjithnjë” – Osmani flet pas vizitës së presidentit Begaj në Prishtinë

Për vizitë në vendin tonë një ditë para shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ndodhet presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja në një postim në Twitter shkruan se janë krah për krah njëri-tjetrit në kremtimin e pavarësisë.
“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë...”, shkruan Osmani. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































