")
Please enter at least 3 characters.

KQZ rikthen formularët për votime jashtë vendit

2016/01/f.0810095734197_m.jpg

Këta formularë që shërbejnë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës e që duan të votojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, u larguan nga faqja e KQZ-së pikërisht në ditën kur delegacioni i Kosovës po bisedonte me delegacionin e Serbisë në Bruksel për temën e zgjedhjeve dhe mundësinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje të serbëve kosovarë që jetojnë në Serbi, shkruan “Tribuna”.

Formularët u tërhoqën pa ndonjë shpjegim zyrtar nga KQZ-ja ndërsa koordinatori i listës së votuesve në KQZ, Adnan Rrustemi, po atë ditë dha dorëheqje me arsyetimin se largimi i formularëve u bë në mënyrë arbitrare dhe me urdhër të kryetares së KQZ-së Valdete Daka e cila ndodhej në bisedime me palën serbe në Bruksel. /Telegrafi/