LAJMI I FUNDIT:

LVV-ja me të hyra mbi 2 milionë euro gjatë 2023-ës, PDK, LDK dhe AAK më pak se 1 milion euro

LVV-ja me të hyra mbi 2 milionë euro gjatë 2023-ës, PDK, LDK dhe AAK më pak se 1 milion euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të martën raportet e audituara financiare të subjekteve politike për vitin 2023

Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë mbi 2 milionë euro, ndërsa të Partisë Demokratike të Kosovës akne qenë afër 1 milionë euro, të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë mbi 700 mijë euro dhe më së paku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 280 mijë eurot të hyra.

Kështu bëhet e ditur në raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2024 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).


Shpenzimet e VV-së kanë qenë mbi 1 milionë euro, për PDK-në rreth 700 mijë euro, LDK-ja ka shpenzuar mbi 440 mijë euro dhe AAK-ja rreth 260 mijë euro.

“LVV: të hyra 2,000,750 euro, shpenzime 1,384,154 euro;

PDK: 951,483 euro të hyra, 717,543 euro shpenzime;

LDK: 723,169 euro të hyra, shpenzime 431,824 euro;

AAK: 723,169 euro të hyra, 431,824 euro shpenzime”, thuhet në raportet e KQZ-së.

Lista Serbe ka mbi 300 mijë euro të hyra dhe mbi 2290 mijë euro shpenzime gjatë viti 2024.

Kurse, dy paritë që janë në koalicion me VV-në, Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës ka të hyra rreth 900 euro dhe shpenzime rreth 120 euro, kurse për Guxon e Faton Pecit nuk ka të dhëna.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori