LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja sot përfundon rinumërimin e 115 kutive

KQZ-ja sot përfundon rinumërimin e 115 kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pret që sot të përfundojë rinumërimin e 115 kutive, të cilat u kthyen në rinumërim me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se gjatë javës do të numërohen edhe votat me kusht.

Në bazë të dinamikës, në të cilën ka punuar qendra e numërimit dhe rezultateve pritet që rinumërimi i 145 kutive të përmbyllet sot. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


Ai tha se rinumërimi ka bërë që të kuptohet se në fletëvotimet e pavlefshme gabimet në votim kanë qenë të shumta.

“Në bazë të të gjeturave për 30 kutitë e rinumëruara gjatë ditës së premte, ka pasur gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim në 62 raste”, tha Elezi.

Po ashtu, gjatë javës pritet që të përfundojë edhe procesi i numërimit të votave me kusht, thotë Elezi.

“Aktualisht, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është në finalizim të skanimit të listës së votuesve të rregullt dhe regjistrimin e votuesve me kusht. Ky skanim na ndihmon që të gjejmë rastet kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht. Në bazë të punës dhe angazhimit në QNR, ne po shpresojmë që brenda pak ditësh do të fillojmë me numërimin e këtyre votave”, tha Elezi.

Nuk dihet nëse do të ketë sërish kuti të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. I mbetet Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që gjatë procedimit dhe në bazë të të gjeturave të bëjë rekomandimet përkatëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Drejtësi
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kalo në kategori