LAJMI I FUNDIT:

KQZ akreditoi edhe 840 vëzhgues, miratoi sloganin e zgjedhjeve

KQZ akreditoi edhe 840 vëzhgues, miratoi sloganin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e radhës të vëzhguesve të zgjedhjeve lokale.

Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi VI i vëzhguesve me 840 vëzhgues.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të zgjedhjeve lokale për 23 persona.


Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: Për komunën tënde. Voto. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori