Kovaçevski: Nëse konstatohen parregullsi – të emërohet drejtor i ri në Klinikën për Fëmijë

I pyetur të komentojë rastin me Drejtoren e Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova, Kryeministri pranoi se nuk ka shumë detaje, por u shpreh i prerë se nëse konstatohen parregullsi, duhet të emërohet drejtor tjetër në këtë institucion.
“Nuk do të hyjë në detaje, por tashmë kam biseduar me Ministrin Sali, nëse ka shkelje të procedurave të punës dhe autorizimeve, menjëherë të emërohet Drejtori i ri në Klinikën për Fëmijë. Lidhur me mjetet që janë marrë ekzistojnë procedura nëse dikush ka keqpërdorur pozitën” – u shpreh Kryeministri Kovaçevski.
Nga
Telegrafi
15/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































