LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Me masat kundër krizës e mbrojtëm standardin e qytetarëve, e përballuam me sukses krizën

Kovaçevski: Me masat kundër krizës e mbrojtëm standardin e qytetarëve, e përballuam me sukses krizën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dhënë një intervistë ka theksuar se sukseset e Qeverisë në mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe menaxhimin e krizës. Kovaçevski vlerësoi se masat e miratuara kundër krizës kanë përmirësuar likuiditetin e kompanive dhe kanë siguruar transferta prej 2.6 miliardë euro për qytetarët dhe bizneset në tre vitet e fundit.

“Ne jemi një vend që kemi përjetuar shumë periudha krize gjatë historisë, por si tre, katër vitet e fundit kemi pasur kriza të njëpasnjëshme, fillimisht kriza shëndetësore, pastaj kriza energjitike, kriza ekonomike, kriza të tilla rrallë ka pasur. Nuk ka pasur kurrë pas Luftës së Dytë Botërore. Por si qeveri, ne kemi treguar se dimë të përballemi me këto sfida dhe përballë një krize të tillë, fillimisht kemi dhënë masa antikrizë për më të cenuarit. Nëntë paketa masash kundër krizës. Këto masa kundër krizës, si kurrë më parë në asnjë vend, synojnë vërtet ata që kanë më shumë nevojë për to. Vetëm në tre vitet e fundit kemi pasur 2.6 miliardë euro transferta për qytetarët dhe kompanitë dhe në të njëjtën kohë kemi treguar se mund ta ruajmë ekonominë dhe njëkohësisht të sigurojmë rritjen e ekonomisë për vitin e ardhshëm”, tha kryeministri. tha ministri Kovaçevski.

Kryeministri tha se vendi ka përjetuar periudha të ndryshme krizash, duke përfshirë krizën shëndetësore, ekonomike dhe energjitike. Megjithatë, ai vlerësoi se Qeveria ka treguar aftësi të përballet me këto sfida dhe ka ndërmarrë 9 pako masash kundër krizës për të mbështetur kategoritë më të prekura të shoqërisë, duke përfshirë nxënësit, studentët, pensionistët, fermerët dhe kompanitë.


Pakoja e nëntë e masave kundër krizës, me një vlerë prej 662 milionë euro, është përqendruar në ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë. Kovaçevski theksoi se masat kanë rezultate të dukshme në ekonomi dhe parashikoi një rritje ekonomike prej 3.4% për vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori