Nga dy taborët janë deklaruar të gatshëm dhe sonte pritet një spektakël sportiv mes dy vendeve mike.

Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute në këtë ndeshje.


09/09/2023 22:43-Mbyllet ndeshja

Kosova merr një pikë ndaj Zvicrës.

09/09/2023 22:39-GOOOOOOOOOOOOOOOL

90+4' Kosova mbetet në lojë. Vedat Muriqi shënon për 2-2, një gol të bukur nga brenda zonës. Super asistim i Meriton Korenicës.

https://twitter.com/FootColic/status/1700610482158100525

09/09/2023 22:36

90+2' Krasniqi bukur depërton, por ndalet nga mbrojtja.

09/09/2023 22:26

80' Del Milot Rashica, futet në lojë Meriton Korenica.

09/09/2023 22:24

79' Shënon Zvicra. Freuler shënon sërish, topi devijohet nga Rrahmani.

09/09/2023 22:23

77' Kosova zhvillon aksion shumë të mirë nga e djathta, Zhegrova vonohet në goditje, ku gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja.

09/09/2023 22:19

74; Fabian Shcar gjuan me kokë, topi shkon jashtë.

09/09/2023 22:16

67' Shaqiri provon, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

09/09/2023 22:10-GOOOOOOOOOOOOOL

65' Dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi në aksion. Rashica asiston në zonë, Muriqi me kokë shënon për 1-1.

09/09/2023 22:05

60' Ermal Krasniqi bukur dribloi kundërshtarin, harkoi në zonë, por Muriqi gjuajti me kokë mbi portë.

09/09/2023 21:59

53' Bernard Berisha del nga loja, Ermal Krasniqi fute në lojë.

09/09/2023 21:58

50' Kosova vjen mirë nga e majta, Berisha harkon në zonë, mbrojtja ndalon topin.

09/09/2023 21:55

48' Kosova e nis me vrull pjesën e dytë. Po afrohemi te goli, pasimi final mungoi mes Bernard Berishës dhe Edon Zhegrovës që priste në zonë.

shaqa 1 1

09/09/2023 21:49

Kosova me dy zëvendësime që në start të pjesës së dytë. Dalin nga loja Betim Fazliji dhe Valon Berisha, futen Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

09/09/2023 21:33-Mbyllet pjesa e parë, Kosovë 0-1 Zvicër

09/09/2023 21:33

45'+3' Berisha del i vetëm me portierin Sommer, por deshi të pasojë dhe mbrojtja helevete ndalon aksionin.

09/09/2023 21:31

45' Gjyqtari jep tre minuta shtesë në pjesën e parë.

09/09/2023 21:25

40' Kosova kërkonte penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

09/09/2023 21:24

39' Rast shumë i mirë për Kosovën. Vojvoda pason te Muriqi, i cili me kokë gjuan, por Akanji ia mohon golin e sigurt.

09/09/2023 21:19

34' Kosova një aksion të gjatë, por harkimi i Amir Rrahmanit u ndal nga Sommer.

09/09/2023 21:18

32' Rodriguez gjuan nga distanca, Muric në vend.

09/09/2023 21:12

27; Pqarada harkon në zonë, Muriqi gjuan me kokë, por jashtë.

09/09/2023 21:09

23' Kosova ka shtuar trysnin dhe po kërkon hapësira për të gjetur golin e barazimit.

09/09/2023 21:03

18' Rashica pason te Muriqi, i cili gjuan, Sommer me shumë mund e dërgon në këndore.

09/09/2023 21:01

16' Kosova afër të shënojë. Rashica pason te Berisha i cili nuk shënon nga afër. Por në fillim të aksionit kishte pozitë jashtë loje.

09/09/2023 20:59-Shënon Zvicra

14' Remo Fleure shënon për 1-0 nga afërsia, pas një aksioni të mirë të zviceranëve.

09/09/2023 20:56

11' Rashica gjuan nga jashtë zone, Sommer mbron me vështirësi. Rast i mirë për Kosovën.

09/09/2023 20:55

10' Loshaj provon nga distanca, por shumë dobët.

09/09/2023 20:54

8' Shaqiri gjuan, por drejt në duart e Muric.

09/09/2023 20:50

4' Fernandes gjuan, por në duart e Muric.

09/09/2023 20:45-Fillon ndeshja

09/09/2023 20:45-Koreografia fantastike e Dardanëve

Tifozët e Kosovës Dardanët kanë zbuluar një koreografi me thënien: "Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë".

375485078 265156263083536 1402289940873460187 n

09/09/2023 20:43-Intonohen himnet, ekipet gati

Himnet e Kosovës dhe Zvicrës janë intonuar siç e do zakoni para çdo ndeshje. Gjithçka gati.

09/09/2023 20:39-Nderohet Albert Bunjaku, sulmuesi i njohur që luajti për Zvicrën dhe Kosovën

Është golashënuesi i parë në histori të Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit me drejta të plota në UEFA e FIFA.

Albert Bunjaku nuk do të harrohet kurrë për kontributin e madh që ka dhënë për fanellën dardane dhe për këtë i është dhënë sot një mirënjohje.

Ish-sulmuesi kosovar mund të konsiderohet si një futbollist me fat, pasi ka luajtur për dy ekipe përfaqësuese, Zvicrën dhe Kosovën.

Ish sulmuesi sot ishte në stadium ky iu dha një fanellë dhe afër saj ishte një pankartë në shenjë mirënjohje.

bunjaku 1

09/09/2023 20:24-Xhaka dhe Shaqiri zbarkojnë në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Zvicra ndeshen mes vete në kualifikueset për “Euro 2024”, ky tashmë dihen edhe formacionet zyrtare.

Te Zvicra startojnë dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Të dy tashmë kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri, ku do të zhvillohet ndeshja.

375489247 981856126204927 5170089144864577145 n

09/09/2023 20:15-Tifozët e Zvicrës me fanella të Xhakës dhe Shaqirit

Tifozët kanë filluar të zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit "Fadil Vokrri". Tifozët zviceranë me fanella të Xhakës dhe Shaqirit zënë vendet e tyre.

375761283 1981484195541626 4196283391398903199 n

376371884 326562923079708 2948702622899070268 n

09/09/2023 20:10-Edhe lojtarët e Zvicrës në fushë

Tashmë fusha e stadiumit "Fadil Vokrri" është përplot me futbollistë, pasi edhe lojtarët e Zvicës kanë zbarkuar në fushë.

375477342 1289587028593577 3455830244854354441 n

375445037 780606300415956 3695437476872159480 n

09/09/2023 20:05-Lojtarët e Kosovës dalin në nxehje

Lojtarët e Kosovës kanë dalë të gjithë në nxehje, janë pritur me duartokitje.

375203817 2630365573788420 4257600417173748053 n

09/09/2023 19:46-Tifozët marrin rrugën drejt "Fadil Vokrrit"

Kosova dhe Zvicra luajnë sot në "Fadil Vokrri" për kualifikueset e "Euro 2024", ku biletat për këtë ndeshje janë shitur të gjitha.

Tifozët vetëm kanë filluar të shkojnë drejt stadiumit.

376830775 700289632137950 5664998414415278973 n

376776548 700289628804617 6896562912767037362 n

Screenshot 17 2

09/09/2023 19:39-Formacionet zyrtare, Kosovë – Zvicër

Kosova dhe Zvicra ndeshen mes vete në kualifikueset për “Euro 2024”, ky tashmë dihen edhe formacionet zyrtare.

Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Slloveni për këtë ndeshje ka vendosur të rreshtohet me formacionin 4-4-2.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Fazliji, Loshaj, V. Berisha, B. Berisha, Rashica, Muriqi.

375198839 673876807717235 920663171137103488 n

Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar, Shaqiri.

377687837 692995919525492 1695036628900080529 n

09/09/2023 19:30-Dy ekipet dalin për të inspektuar fushën

Kosova dhe Zvicra takohen sonte nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri" në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024. Lojtarët e të dy skuadrave kanë dalur në fushë për ta parë gjendjen e saj.

375211562 990727822251401 651744633779516953 n

375445147 1251689098823109 2191867247004519116 n

09/09/2023 19:19-Situata e grupit të Kosovës

Grupi I ku bën pjesë edhe Kosova, udhëhiqet aktualisht nga Zvicra që ka 10 pikë.

Në vendin e dytë, aktualisht është Rumania me 8 pikë, ndërsa pas tyre Izeali me 7 pikë.

Bjellorusia ka 3 pikë, aq sa ka edhe Kosova që është e pesta . E fundit është Andorra me një pikë.

Standings provided by Sofascore

09/09/2023 17:59-Kosova humbet edhe një startues për përballjen e sotme ndaj Zvicrës?

Kosova sot (e shtunë) është nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”, ndërsa nga kampi i Dardanëve lajmet nuk janë aq të mira.

Pas Zymer Bytyqit i cili ka humbur ndeshjen me Kosovën dhe do të kthehet në sot Turqi,  përzgjedhësi Gliha ka marr edhe një lajm tjetër të keq.

Mbrojtësi i djathtë Mërgim Vojvoda ka pësuar një dëmtim në seancën e fundit në “Fadil Vokrri” dhe është në pikëpyetje për ndeshjen e sotme.

Lexo lajmin e plotë...

vojovda

09/09/2023 17:12-Gjyqtarët e ndeshjes, Kosovë – Zvicër

Gjyqtari që do ta gjykojë ndeshjen Kosovë – Zvicër është danezi Jakob Kehlet. 42 vjeçari është me stemë të FIFA-s që nga viti 2011.

Edhe pjesa tjetër e gjyqtarëve është nga Danimarka. Lars Hummelgaard  dhe Victor Skytte do të jenë anësor në këtë takim, ndërsa gjyqtar i katërt është Peter Kjaesgaard.

Në VAR janë Jonas Hansen dhe Mads Kristoffersen.

Jakob Kehlet

09/09/2023 16:54-Ndeshja Kosovë – Zvicër, parashikim, analizë dhe statistika

Zvicra si lider i Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”, vjen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Kosovën të shtunën mbrëma.

Mysafirët janë të pamposhtur nga katër ndeshjet e tyre fillestare të këtyre eliminatoreve, ndërsa vendasit janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë.

kos zvi

09/09/2023 16:52-Çfarë kishte ndodhur në miqësoren e vitit 2022 mes Zvicrës dhe Kosovës

Kosova dhe Zvicra luajnë sot ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Por Dardanët dhe Helvetët ishin takuar edhe më parë, me 29 mars të vitit 2022, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Zurich.

Një një stadium të stërmbushur, sidomos me shqiptarë, ndeshje ishte shumë  e bukur dhe me raste nga të dyja anët, ndërsa u mbyll me rezultat 1-1.

Detajet e atij takimi...

kosova zvicra

09/09/2023 16:51-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Zvicrës në Prishtinë.

Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, në kuadër të Grupit I.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet.

Lexo lajmin e plotë...

09/09/2023 16:49-Ylli i Kosovës, Zymer Bytyqi lëndohet në stërvitje, do të mungojë ndaj Zvicrës

Sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi do të jetë njëra nga mungesat e mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Përfaqësueses së Zvicrës.

Telegrafi mëson se sulmuesi i Antalyaspor, Zymer Bytyqi ka pësuar një lëndim në stërvitjen e enjtes dhe nuk do të mund të paraqitet sot (e shtunë) ndaj Helvetikëve.

Lexo lajmin e plotë...

kosova 1 2

09/09/2023 16:48-“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri me postim prekës

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar se po i plotësohet ëndrra për të luajtur një herë në Kosovën e tij të lindjes.

Zvicra luan sot në udhëtim te Kosova në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të jetë e madhe për disa futbollistë shqiptarë që luajnë me përfaqësuesen Helvetike.

Lexo lajmin e plotë...

xherdan shaqiri 1 1

09/09/2023 16:47-Federata Zvicerane e Futbollit tregon numrin e tifozëve helvetikë në “Fadil Vokrri”

Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se do të ketë një numër të konsiderueshëm të tifozëve të tyre në stadiumin Fadil Vokrri në ndeshjen ndaj Kosovës.

Përveç tifozëve Dardanë, edhe Zvicra do të ketë përkrahje të konsiderueshme pasi kanë blerë të gjitha biletat që ju takojnë.

“Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim.

zviocra 1

09/09/2023 16:45-Gliha e sheh si shumë të vështirë ndeshjen ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Zvicrën, duke thënë se futbolli luhet nën presion.

Kosova luan të shtunën ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Euro 2024.Gliha ka thënë se nëse dëshiron suksese në këso ndeshjes duhet të punosh nën presion.

Lexo lajmin e plotë...

gliha 1 3

09/09/2023 16:44-Yakin: Miq para dhe pas ndeshje, por gjatë saj do të luftojmë

Kosova do të pres Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ndërsa në konferencë për shtyp ishte përzgjedhësi Murat Yakin.

Në një atmosferë pozitive ky i fundit theksoi se ekipi i Kosovës do të jetë shumë i motivuar, ndërsa shtoi se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të bëjnë maksimumin që të sigurojnë trepikëshin për Zvicrën.

“Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses”.

Lexo lajmin e plotë...

Screenshot 6 12

09/09/2023 16:43-Rrahmani: Krenohemi me Xhakën e Shaqirin – por na duhen pikët dhe duhet të japim më të mirën

Amir Rrahmani ishte në krah të përzgjedhësit Primoz Gliha, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë-Zvicër.

Kapiteni i “Dardanëve’ vlerësoi maksimalisht Zvicrën, por edhe shqiptarët që veshin fanellën helvete.

Si vjen Kosova para ndeshjes ndaj Zvicrës? – Kemi një kundërshtar shumë të fortë, më të fortin në grup dhe këtë ndeshje e mirëprisnim, ndonëse jo në këtë moment, pasi kemi nevojë për shumë pikë. Megjithatë jemi të përgatitur për të bërë më të mirën në fushë.

Lexo lajmin e plotë... 

rrahmani1  1

09/09/2023 16:42-Xhaka për ndeshjen me Kosovën: Nuk krahasohet me asnjë ndeshje, do të jetë me shumë emocione

Kosova pret të shtunën Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa në konferencë për shtyp u paraqit përzgjedhësi Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka.

Lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e pranoi se për të është një sfidë speciale dhe me shumë emocione, ndërsa shtoi se ndjehet si në shtëpi.

Ke luajtur kundër Shqipërisë, Serbisë dhe tani Kosova, cilat janë emocionet? “Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”.

Lexo lajmin  e plotë...

xhaka 1

09/09/2023 16:40-A ka Kosova ende gjasa për Euro 2024?

Kosova do të luajë të shtunën ndaj Zvicrës ndeshjen e katërt të fazës së grupeve për kualifikimet e Euro 2024.

Dardanët nuk i kanë nisur mirë këtë eliminatore edhe pse llogariteshin si favorit, sidomos për pozitën e dytë.

Nga katër ndeshje, Kosova ka marr tri barazime dhe një humbje deri më tani.

Lexo lajmin e plotë... 

kosova 12