Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në Murcia stërvitjen e fundit para duelit të kthimit ndaj Islandës. 

‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj. 


Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve. 

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, Foda konfirmoi mungesat e Arijanet Murich dhe Donat Rrudhanit. 

Që të dy lojtarët u lënduan gjatë takimit të parë dhe nuk do të jenë në gjendje që të paraqiten në ndeshjen e dytë. 

Pas përfundimit të duelit ndaj Islandës, Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Armenisë (miqësore) më datën 6 qershor, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026. 

Kosova bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë. 

Pengesa e parë e Kosovës në misionin për t’u kualifikuar në Botëror do të jetë Zvicra, kundërshtar me të cilin do të luajë në udhëtim më 5 shtator, ndërsa do ta mbyll këtë cikël kualifikues në shtëpi më 18 nëntor./Telegrafi/

telegrafi sport app