LAJMI I FUNDIT:

Kosova po merr pjesë në kampionatin botëror të Bowlingut (Foto/Video)

Kosova po merr pjesë në kampionatin botëror të Bowlingut (Foto/Video)

Kosova po merr pjesë në kampionatin botëror të Bowlingut, i cili është duke u mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë turnir prestigjioz që mbahet që nga viti 1965, ku marrin pjesë më shumë se 100 shtete, këtë vit edhe Kosova prezantohet me Mirsad Sejdiun, i cili është fitues i garës nacionale të organizuar nga Federata e Kosovës dhe BoBowling, dhe kjo gjithmonë në mbështetje të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kjo garë që mbahet çdo vit në shtete dhe kontinente të ndryshme, u jep mundësinë të rinjve tonë të shfaqin talentin e tyre dhe përmes Bowlingut të prezantojnë Kosovën dhe kulturën e saj. Experienca personale e udhëtimit deri atje, shoqërimi dhe njohja me shtetet e tjera bëhet e paharrueshme.

Në vazhdën e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, edhe Federata e Bowlingut të Kosovës ka bërë punën e saj në aplikimin për t’u pranuar në Federatën Botërore.


Kosova është anëtarësuar këtë vit, javë më parë me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Bowlingut ‘ETBF’, dhe që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e garave të saj. www.etbf.eu

Kryetari i Federatës së Bowlingut të Kosovës, Fitim Fazliu nga mesi i dhjetorit është ftuar të marrë pjesë në Kongresin ‘2015 FIQ/WTBA’ i cili do të mbahet në Abu Dhabi, ku do të bëhet votimi që Kosova të bëhet anëtare e plotë në Asociacionin Botëror të Bowlingut ‘World Tenpin Bowling Association’ (WTBA).

Aktualisht të rinjtë në Kosovë mund të praktikojnë këtë sport atraktiv duke vizituar njërën nga qendrat e BoBowling në AlbiMall dhe në lagjen Kalabria, ku përveç bowlingut, ata do të mund të shijojnë ambientin e rehatshëm, muzikën dhe ushqimin e mirë, këndin karaoke, e të gjitha këto të servuara me një shërbim cilësor.


Hapja e Kampionatit Botror ne Las Vegas.

Posted by Bo Bowling @ Albi on 2015-11-14

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori