Artan Behrami, këshilltar për media i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se nga 1 korriku, Kosova planifikon të fillojë pilot-projektin e regjimit të vizave në konsullatën e Kosovës në Stamboll.

“Kjo shënon fillimin e aplikimit të vizave nga Kosova për qytetarët e 87 vendeve të ndryshme”, deklaroi Behrami pwr “Zhurnal”.


Që ky proces të fillojë, tashmë është bërë gati edhe dizajni i vizës së Kosovës që do të vendoset në pasaportat e shtetasve të huaj.

Të mërkurën pasdite, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, do të prezantohet dizajni i vizave të Republikës së Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza kosovare për të hyrë në Kosovë.

Lansimin e fazës testuese për dhënie të vizave e paralajmëroi në prill të këtij viti edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

MPJ ka njoftuar se dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila do ta prezantojë edhe pamjen e vizave të para kosovare.

“Gara për dizajnin dhe pajisja e vizave të sigurta, krijimi i qendrës së vizave dhe zhvillimi i sistemit të vizave është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga organizata norvegjeze, IMG”, sqaron MPJ.

Ndërkohë , agjencia “Zhurnal” ka siguruar listë n e shteteve, qytetarë t e të cilave për të hyrë në Kosovë duhet të pajisën me viza. Këto 87 shtete, janë të ndara në dy grupe.
Në grupin e parë janë shtetet, qytetarët e të cilave për të hyrë në Kosovë , duhet të marrin vizë në Konsullatën e Kosovë s, fillimisht në Stamboll të Turqisë dhe grupi i dytë mund të pajisnë me vizë në kufi.

Shtetet, qytetarë t e të cilave duhet të aplikojnë në kosulatë për vizë janë:

1. Afganistani; 2. Algjeria; 3. Angola; 4. Armenia; 5. Azerbajxhani; 6. Bangladeshi; 7. Bjellorusia; 8. Benini; 9. Bolivia; 10. Burkina Faso; 11. Burundi; 12. Çadi; 13. Eritrea; 14. Etiopia; 15. Gaboni; 16. Gambia; 17. Gana;18. Guinea Ekuatoriale; 19. Guinea; 20. Guinea-Bisau; 21. India; 22. Indonezia; 23. Iraku; 24. Irani; 25. Jemeni; 26. Kamboxha; 27. Kameruni; 28. Kape Verde; 29. Kazakistani;30. Kenia; 31. Kirgistani; 32. Kuba; 33. Laosi (Republika Popullore Demokratike); 34. Lebanoni; 35. Liberia; 36. Libia; 37. Majanmari; 38. Mali; 39. Maroku; 40. Mauritania; 41. Moldavia; 42. Mongolia; 43. Mozambiku; 44. Nepali; 45. Nigeri; 46. Nigeria; 47. Pakistani; 48. Republika Demokratike e Kongos; 49. Republika e Afrikës Qendrore; 50. Republika e Kongos; 51. Republika Popullore Demokratike e Koresë; 52. Ruanda; 53. Rusia; 54. Siera Leone; 55. Siria; 56. Somalia; 57. Sudani; 58. Shri Lanka; 59. Tajlanda; 60. Tanzania; 61. Taxhikistani; 62. Togo; 63. Tunizia; 64. Turkmenistani; 65. Uganda; 66. Ukraina; 67. Unioni i Komoreve; 68. Uzbekistani; 69. Vietnami; 70. Xhibuti; 71. Zambia; 72. Zimbabve.

Shtetet, qytetarët e të cilave duhet të aplikojnë në kufi për vizë janë:

1. Bregu i Fildishtë; 2. Butani; 3. Egjipti; 4. Ekuadori; 5. Filipinet; 6. Gjeorgjia; 7. Haiti; 8. Kina; 9. Madagaskari; 10. Peru; 11. Republika Dominikane; 12. Senegali; 13. Surinami; 14. Xhamajka.  /Telegrafi/