LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Kosovës në ‘Counter Strike 2’ siguron për herë të dytë kualifikimin në Kampionatin Botëror

Ekipi i Kosovës në ‘Counter Strike 2’ siguron për herë të dytë kualifikimin në Kampionatin Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në lojërat elektronike e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Për të siguruar kualifikimin e merituar, Kosova arriti që ta mposhtë Letoninë në ‘CS2’ për të siguruar për herë të dytë në historinë e saj paraqitjen në Botëror.

Map-i i parë i takoi bindshëm djemve tanë të cilët e përmbyllën me rezultat 13:5, ndërsa map-i i dytë ishte më i barabartë dhe përkundër luftës Kosova humbi në vazhdime me rezultat 16:14.


Kështu u luajt map-i i tretë aty ku Kosova arriti që të shënojë fitore me rezultat 13:7 për të siguruar kualifikimin në Botëror.

deb0 anëtari më i ri i Bad News Eagles - njihuni me profilin e yllit në ngritje
Lexo po ashtu deb0 anëtari më i ri i Bad News Eagles - njihuni me profilin e yllit në ngritje

Për këtë sukses të Kosovës padyshim se meritat i takojnë pesëshes fantastike të lojtarëve, Arbnor “Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Butrint “HYPER1” Gashi dhe Arlind “debO” Sadiku.

Lojtari me statistikat më të mira në këto dy ndeshje ishte ‘Dementor’ me 61 vrasje dhe 43 vdekje dhe me vlerësim të përgjithshëm prej 1.16, ndërsa super paraqitje patën edhe lojtarët e tjerë si ‘BledarD’, ‘deb0’, ‘Caleyy’ që patën mbi 50 vrasje dhe ‘HYPER1’ që pati 34 sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Serie A
Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Premier League
Barcelona i shton edhe dy yje në listën e transferimeve pavarësisht gjendjes ekonomike

Barcelona i shton edhe dy yje në listën e transferimeve pavarësisht gjendjes ekonomike

La Liga
Arsenali thyen bankën dhe ofron 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez

Arsenali thyen bankën dhe ofron 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez

Premier League
Mes interesimit të Milanit dhe Juventusit, Conte merr vendim për të ardhmen

Mes interesimit të Milanit dhe Juventusit, Conte merr vendim për të ardhmen

Serie A
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Kalo në kategori