Kosova dhe Shqipëria janë në fushatë elektorale. Të dyja vendet do të zgjedhin Kuvendin e ri dhe kësisoj edhe Qeverinë e re. Por përderisa në Kosovë “premtimi për Shqipërinë” ka zënë vend gati kryesor, në Shqipëri “premtimi për Kosovën” nuk ekziston.
Dy koalicionet e mëdha të partive politike kosovare, PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa si dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila garon e vetme, bashkëpunimin me Shqipërinë e kanë një nga pikat kryesore të premtimeve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Madje kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka edhe në një video ku e shprehë qartë faktin se do partneritet të shtuar me Shqipërinë.
“Nuk e kam partner Serbinë, e kam Shqipërinë, vëlla e motër e çka duash i kam shqiptarët”, thotë Haradinaj në një video promovuese.
Tjetri kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, madje ka propozuar që të krijohen institucionet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Insajderi.
Shqipëria dhe lidhja më e fortë me të është përmendur edhe nga kandidati i LAA, Avdullah Hoti.
Kësisoj Shqipëria është bërë një nga temat kryesore në fushatën elektorale që po mbahet në Kosovë, por Kosova nuk është se është përmendur asnjëherë nga tri partitë kryesore politike në Shqipëri.
Shqipëria do të votojë me 25 qershor, dy javë pasi Kosova do të votojë me 11 qershor, por duket se interesimi i partive politike dhe kandidatëve për kryeministër në Shqipëri për Kosovën është jashtëzakonisht i vogël.
Kandidati i PS-së për kryeministër, Edi Rama, që po kërkon një mandat të dytë nuk e ka përmendur në asnjë miting ose debat zgjedhor bashkëpunimin me Kosovën.
Njëjtë ka bërë edhe kundërkandidati i Ramës, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe partia e presidentit në ardhje, Ilir Meta nga LSI.
Në asnjë video promovuese por edhe në asnjë postim në rrjetet sociale të tri partive politike në Shqipëri, Kosova nuk zë asnjë vend në listën e tyre të premtimeve.
Por nëse shikon tek profilet e kandidatëve për kryeministër në Kosovë, flamuri kombëtar, Shqipëria, raportet me Shqipërinë janë mëse të zakonshme në videot dhe tubimet e tyre.
Edhe në debatet zgjedhore të mbajtur në televizione të ndryshme në Kosovë, Shqipëria ka qenë një nga temat me të përdorura sidomos kur është përmendur raporti me Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët