
- 09/09/2024 21:08-Kosova ia humbë “busullën” selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij
- 09/09/2024 20:53-Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros
- 09/09/2024 20:47-Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të
- 09/09/2024 20:31-Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
- 09/09/2024 20:30-Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë
- 09/09/2024 19:54-Mbyllet ndeshja
- 09/09/2024 19:17-Shënon edhe Lumbardh Dellova
- 09/09/2024 19:11-Kosova shënon golin e tretë
- 09/09/2024 18:50-Mbyllet pjesa e parë
- 09/09/2024 18:39-Ermal Krasniqi i pafat
- 09/09/2024 18:22-Muriqi shënon edhe golin e dytë
- 09/09/2024 18:09-Vedat Muriqi e kalon Kosovën në epërsi nga penalltia
- 09/09/2024 18:00-Fillon ndeshja
- 09/09/2024 16:06-Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron
- 09/09/2024 12:14-Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë
- 09/09/2024 12:12-Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron
- 09/09/2024 12:10-Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros – deri më tani kanë bilanc fantastik
- 09/09/2024 12:09-Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve
- 09/09/2024 12:07-Foda: Kemi analizuar Qipron, kanë lojtarë të fortë
- 09/09/2024 10:07-“Vetëm fitorja është opsion”, kapiteni Rrahmani deklarohet para ndeshjes me Qipron
- 09/09/2024 08:03-Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4-0 në udhëtim te Qipro në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golat për Dardanët i shënua Vedat Muriqi me dy, Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Telegrafi ua solli në kohë reale të gjitha aksionet dhe golat, ndërsa do të mund të lexoni edhe reagimet pas ndeshjes.
09/09/2024 21:08-Kosova ia humbë “busullën” selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij
Selektori i Qipros, Temur Ketsbaia është shprehur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në humbjen 4-0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
09/09/2024 20:53-Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros
Kosova ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Qipros në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ e mbyllën pjesën e parë me një avantazh prej dy golave të cilët u shënuan nga Vedat Muriqi.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe në të dytën realizuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Albion Rrahmanit dhe pastaj me Lumbardh Dellovën.
09/09/2024 20:47-Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të
Tashmë ishin krijuar shumë pikëpyetje se përse ndeshja mes Qipros dhe Kosovës ishte ndërprerë në minutën e 33-të.
09/09/2024 20:31-Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Kosova mori një fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim tek Qipro, duke lënë kështu pas krahëve humbjen e dhimbshme që pësuan ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’.
Një prej lojtarëve më të mirë në fushë në këtë takim ishte padyshim Vedat Muriqi, i cili ishte autor i dy golave të shënuar.
Fillimisht ai arriti që të shënojë në minutën e tetë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.
09/09/2024 20:30-Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë
Kosova ka triumfuar 4-0 në udhëtim te Qipro, duke marrë kështu fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Golat për Dardanët i shënuan Vedat Muriqi me dy, Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Kosova ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.27, ndërsa Qipro u vlerësua me 6.53.
09/09/2024 19:54-Mbyllet ndeshja
Kosova fiton 4-0 në udhëtim te Qipro në kuadër të Ligës së Kombeve.
09/09/2024 19:17-Shënon edhe Lumbardh Dellova
55' Lumbardh Dellova ka shënuar golin e katërt për Kosovën përballë Qipros për 4-0.
⚽️ Lumbardh Dellova | Cyprus 0-4 Kosovopic.twitter.com/mCZGWKodHb
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024
09/09/2024 19:11-Kosova shënon golin e tretë
48' Albion Rrahmani e ka shënuar golin e tretë për Kosovën përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve me një asistim të Milot Rashicës.
⚽️ Albion Rrahmani | Cyprus 0-3 Kosovopic.twitter.com/EBmYTYtMqN
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024
09/09/2024 18:50-Mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës.
Dardanët shkojnë në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0, duke treguar një super paraqitje në 45 minutat e parë.
09/09/2024 18:39-Ermal Krasniqi i pafat
39' Ermal Krasniqi pati një mundësi të artë shënimi, por portieri i Qipros ishte i vëmendshëm dhe priti gjuajtjen e tij.
09/09/2024 18:22-Muriqi shënon edhe golin e dytë
21' Vedat Muriqi ka realizuar edhe golin e dytë personal, për ta dyfishuar epërsinë e Kosovës përballë Qipros në Ligën e Kombeve.
Doonat Rrudhani që e fitoi penalltinë te goli i parë, tani asistoi te goli i sulmuesit dardan për 2-0.
⚽️ Vedat Muriqi | Cyprus 0-2 Kosovopic.twitter.com/nQctrh0Ca6
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024
09/09/2024 18:09-Vedat Muriqi e kalon Kosovën në epërsi nga penalltia
9' Vedat Muriqi e ka kaluar Kosovën në epërsi përballë Qipros nga penalltia e fituar prej Donat Rrudhanit që u rrëzua në zonë nga lojtari i Qipros.
⚽️ Vedat Muriqi | Cyprus 0-1 Kosovopic.twitter.com/Fm304Pzfzj
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024
09/09/2024 18:00-Fillon ndeshja
1' Ka filluar ndeshja mes Qipros dhe Kosovës që luhet në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve.
Të parët që luajnë me topin janë qipriotët.
09/09/2024 16:06-Dardanët me mesazh për lojtarët para ndeshjes me Qipron
Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros.
09/09/2024 12:14-Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron në udhëtim në ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të zbresin në fushë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin AEK Arena në Laranca.
Kosova e nisi me humbje kampanjën kualifikuese pasi u mposht 0-3 në shtëpi nga Rumania, derisa Qipro triumfoi në udhëtim te Lituania me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia ka thënë para ndeshjes se synojnë që të vazhdojnë me fitore.
09/09/2024 12:12-Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron
Kombëtarja e Kosovës do të zbres në fushë për të luajtur ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të përballen me Qipron në udhëtim, me ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në AEK Arena në Laranca.
Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku përzgjedhësi Franco Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija për shkak se thyen rregulloren e brendshme të Kombëtares.
Pas humbjes nga Rumania 0-3, Franco Foda synon që ta rikthej Kosovën te fitorja qysh nga ndeshja e sotme.
Mungesa e Aro Muric do të thotë se në portë pritet të jetë Visar Bekaj, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Florent Haderjgonaj në krahun e djathtë në mungesë të Mërgim Vojvodas të ndëshkuar me karton të kuq.
Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova do ta formojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, derisa Leart Paqarada do të jetë në krahun e majtë.
Duke parë që sistemi 4-4-2 nuk funksionoi në ndeshjen e kaluar, Foda pritet të rikthehet në sistemin e tij të preferuar 4-2-3-1, ku Valon Berisha dhe Lindon Emërllahu do të jenë në mesfushë.
Milot Rashica do të luaj në krahun e djathtë të sulmit, Elvis Rexhbecaj në pozitën 10 si dhe Ermal Krasniqi në krahun e majtë.
Sa i përket sulmit, aty do të jetë Vedat Muriqi edhe pse sulmuesi i Mallorcas ka ushtruar i diferencuar dhe gjendja e tij është ende në dyshim.
09/09/2024 12:10-Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros – deri më tani kanë bilanc fantastik
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve.
Por kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova dhe Qipro do të përballen, pasi dy ekipet kombëtare kanë pasur edhe dy duele të tjera.
Në fakt sfida e sotme që do të zhvillohet në AEK Arena me fillim nga ora 18:00 është e treta mes qipriotëve dhe Dardanëve.
Deri më tani Kosova ka bilanc fantastik përballë Qipros, pasi në dy sfidat ka triumfuar me rezultat të pastër.
09/09/2024 12:09-Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas një starti katastrofal ku u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.
Dardanët do të luajnë në stadiumin AEK Arena në Laranca përballë Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja vlen.
Ky duel mes Qipros dhe Kosovës zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku përzgjedhësi Franco Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija për shkak se thyen rregulloren e brendshme të Kombëtares.
09/09/2024 12:07-Foda: Kemi analizuar Qipron, kanë lojtarë të fortë
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për mediat para ndeshjes që ‘Dardanët’ do ta luajnë nesër (e hënë) ndaj Qipros.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, me synimin që ta lë anash humbjen e dhimbshme me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në Prishtinë.
Në lidhje me këtë ndeshje, Foda ka thënë se ai dhe stafi tij e kanë analizuar mirë kundërshtarin duke i cilësuar ata si një ekip me lojtarë të fortë.
09/09/2024 10:07-“Vetëm fitorja është opsion”, kapiteni Rrahmani deklarohet para ndeshjes me Qipron
Kombëtarja e Kosovës nesër (e hënë) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ për kundërshtar do ta kenë Qipron, aty ku do të synohet fitorja pas humbjes që pësuan në Prishtinë ndaj Rumanisë me rezultat 3-0.
I pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, ishte edhe kapiteni i Kosoëvs, Amir Rrahmani, i cili u deklarua shkurtimisht për këtë përballje.
Ai e cilësoi takimin ndaj Qipros si shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe se vetëm fitorja është opsion.
09/09/2024 08:03-Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Ka pësuar ndryshime lista e Kombëtares së Kosovës, pasi tre futbollistë janë larguar.
Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës që ka njoftuar se për arsye disiplimore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi.
Bëhet fjalë për portierin Aro Muric si dhe Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.





















































