Ministrja e Mbrojtjes e Serbisë ka ftuar të rinjtë për shërbim ushtarak, ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli ka theksuar se ky veprim mund të jetë strategji politike shoviniste nga presidenti serb.
Ministrja e Mbrojtjes së Serbisë një ditë më parë ka bërë thirrje të hapur për të gjithë të rinjtë serbë që të aplikojnë për shërbim ushtarak të armatosur për vitin 2024.
Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka komentuar thirrjen e Serbisë duke e konsideruar atë si një manovër politike.
Sipas tij, kjo thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd ka rishpërfaqur politikën dyfytyrëshe të Serbisë, me qëllim të nxitjes së tensioneve në rajon.
Ai ka thënë se shqetësimet vijnë nga perceptimi se kjo mund të jetë një manovër politike e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që synon të forcojë shovinizmin serb dhe të përmirësojë imazhin e tij para zgjedhjeve.
“Kjo është në vazhdën e politikës dyfytyrëshe të Serbisë dhe Vuçiqit që të nxitë konflikte në rajon, më shumë mendoj se është një manovër e tij politike pasi ka hyrë në vitin e zgjedhjeve në Serbi për një ushqim shpirtëror të shovenzimit serb që e ka brenda, mbi të cilit edhe ka ardhur në pushtet, dhe se kjo nuk mendoj se do të paraqesë një problem lidhur me rrezikun për një agresion të mundshëm të Serbisë në Kosovë, pra konsideroj se më shumë është për konsum të brendshëm”, ka deklaruar ai.
Veseli ka theksuar se Kosova është në një gjendje të qetë dhe se forcat e NATO-s janë të angazhuara për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon.
“Ai në thirrjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë që e kishte bërë që vullnetarisht të shkojnë rekrutët për ushtrime ushtarake për një periudhë të caktuar kohore, e kishte caktuar moshën deri në 30 vjet, pra ata nëse kanë buxhet le t’i thërrasin edhe gratë edhe pleqtë deri në moshën 90 vjet, kjo mbetet çështje e tyre. Kosova është e qetë, jeton në paqe dhe përkujdesën mbrojtësit e saj, NATO”, ka deklaruar Veseli.
Mbi 4 mijë trupa, nga 27 vende të botës, shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.
Gjatë tetorit, KFOR-it, që udhëhiqet nga komandanti turk, Ozkan Ulutash, iu bashkuan 134 trupa shtesë nga Rumania dhe 200 pjesëtarë të tjerë nga Mbretëria e Bashkuar./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Në Maqedoni rreth 4000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania