LAJMI I FUNDIT:

Kosova dënon sulmet ndaj ambasadës amerikane në Irak

Kosova dënon sulmet ndaj ambasadës amerikane në Irak

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me anë të një komunikate dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad dhe forcave të koalicionit në afërsi të Kirkukut.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës pret nga qeveria irakiane të ofroj sigurinë e nevojshme për misionet diplomatike në Irak, siç parashihet edhe me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në një komunikatë për media nga MPJ.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke dënuar involvimin e grupeve të armatosura të organizatës terroriste Kitaib Hizbollah në sulmet ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, ftoi që të njëjtit të mbahen përgjegjës për dhunën dhe sulmet terroriste ndaj civilëve dhe forcave paqësore.


“Qeveria e Irakut ka obligim të veçantë që t’i ndërmarrë të gjithë hapat që të sigurojë paprekshmërinë e hapësirave dhe personelit të misioneve diplomatike dhe të parandalojë interferimin e grupeve që kanë për synim destabilizimin e Irakut dhe rajonit”, ka deklaruar  Pacolli.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përkrah sulmet mbrojtëse të ndërmarra nga SHBA-të në Bagdad si reagim ndaj sulmeve të fundit ndaj pronës dhe personelit të Ambasadës Amerikane, me ç’rast humbi jetën gjenerali iranian Qasem Soleimani, drejtues i operacioneve të jashtme të gardës revolucionare të Iranit.

Republika e Kosovës mbetet anëtare e besueshme e Aleancës Globale Kundër ISIS, dhe do të vazhdojë të jetë e vendosur në përmbushjen e obligimeve të veta, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve të saj për luftë të pakompromis kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori