“Është ekonomia, o budalla”, ishte slogani i krijuar nga James Carville, menaxheri i fushatës së Bill Clintonit në vitin 1992, për të bindur publikun të ndryshojë udhëheqjen presidenciale në mes të një recesioni. Funksionoi. Clinton u zgjodh president i ShBA-së. Që nga ajo kohë ky slogan është përdorur në prag zgjedhjesh në mbarë botën.
Do ishte mirë të përdorej edhe për zgjedhjet e 25 prillit, por thënë ndryshe: “Është buka mbi tavolinë, o budalla”, pasi shqiptarët sot nuk arrijnë dot të sigurojnë bukën e përditshme në familjet e tyre.
Nëse ky pohim ju duket i ekzagjeruar, atëherë ose nuk jetoni në Shqipëri ose i përkisni shtresës së 1% që nuk është në kushtet e mbijetesës si pjesa tjetër e vendit.
“Është buka mbi tavolinë, o budalla” duhet të jetë slogani i 25 prillit, ku nga njëra anë kemi një qeveri që solli një mjerim të tillë, dhe nga ana tjetër një opozitë që duhet të ketë një plan konkret se si të sigurojë bukën mbi tavolinat shqiptare dhe të përmirësojë standardin e tyre të jetesës. Pra, përballje buke si në Mesjetë, në vend që të ishte një betejë idesh nëse do kishim qenë një vend evropian.
Tragjike sa nuk mund të imagjinohet, por ja se në çfarë gremine e la vendin kjo qeverisje: me 40 për qind të shqiptarëve që jetojnë me pesë dollarë në ditë, pa asnjë rritje page apo pensioni që para tetë vitesh, me biznese të falimentuara dhe pa vende të reja pune, me pagat më të ulëta në rajon, por me korrupsionin më të lartë në kontinent.
Përplasje për bukën e gojës, përfshirë edhe shtresën e mesme, tashmë a asgjësuar qëllimisht që të mos ngrejë zë. Për ta zhytur në varfëri bashkë me shtresat e ulëta që të mendojë kokulur për bukën e gojës e të mos ketë kohë dhe forcë të kritikojë qeverinë (kjo një metodë e hershme e përdorur nga diktaturat).
Ndaj 25 prilli është një datë jetike për shqiptarët pasi bëhet fjalë për mbijetesën dhe të ardhmen e tyre.
“Thelbi i varfërisë është se asgjëson të ardhmen”, ka thënë George Orwell. Ndaj nuk duhet kurrsesi të vazhdojmë në këtë mjerim e të na asgjësohet e ardhmja. Por duhet të jemi këmbëngulës dhe kërkues që qeverisja e ardhshme të arrijë që pagat e shqiptarëve të rriten në nivelin e vendeve në rajon; që pensionet të rriten dyfish pasi mosha e tretë nuk arrin dot as të ushqehet e blejë ilaçet; që rinia dhe studentët të kenë mbështetje maksimale dhe t’u krijohen kushte për ta ndërtuar këtu të ardhmen e tyre; që biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh të jetë partner me shtetin dhe jo skllav i tij; që vendi ynë të ecë me dinjitet e krenari në rrugëtimin evropian dhe jo si një popull që zgjohet çdo mëngjes me shqetësimin se si do e sigurojë bukën mbi tavolinë.
Kosova ka një të tetën e buxhetit të Shqipërisë, ndërkohë ka pagat dyfish më të larta se sa në Shqipëri. Nëse paratë e shqiptarëve nuk shkojnë më për PPP miliarda eurosh nuk e ndalon asgjë një qeveri të dyfishojë pagat dhe pensionet. Nëse gjashtë miliardë eurot dëm ndaj buxhetit të shtetit në katër vitet e fundit, të gjetura nga KLSH, do kishin shkuar për pensionet, të moshuarit shqiptarë nuk do vuanin në kushte mbijetese.
Ndaj 25 prilli duhet të jetë jo vetëm zgjedhje, por edhe zgjidhje. Një zgjidhje për daljen nga mjerimi dhe ndryshim rrënjësor i filozofisë qeverisëse, jo më në shërbim të një për qind që kontrollojnë dhe zotërojnë paratë e shqiptarëve por në shërbim të familjeve të varfra që sot vuajnë realisht dhe me kuptimin e plotë të fjalës, për bukën e gojës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?