Kosnett viziton Graçanicën dhe Parteshin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar Komunën e Graçanicës dhe të Parteshit, që banohen me shumicë serbe.
Gjatë kësaj vizite, Kosnett është takuar me kryetarin e Graçanicës, Sërxhan Popoviq dhe atë të Parteshit, Dragan Petkoviq si dhe me përfaqësueset e Asociacionit të Grave në Biznes, një iniciativë multi-etnike që mbështetet nga USAID-i.
“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim tregtar ndërmjet komuniteteve për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjithë”,ka shkruar në profilin e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.
Kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër ambasadori Kosnett viziton Graçanicën.
Nga
Telegrafi
01/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































