LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Jugut zotohet t’i kundërpërgjigjet ‘sulmit’ me balona të Koresë së Jugut

Koreja e Jugut zotohet t’i kundërpërgjigjet ‘sulmit’ me balona të Koresë së Jugut

Koreja e Jugut është zotuar të shpërthejë zhurmë “të padurueshme” në Korenë e Veriut për herë të parë që nga viti 2018, pasi Pheniani dërgoi balona të mbushura me ujëra të zeza mbi kufi.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Seulit tha se do të rifillojë transmetimet me altoparlantë kundër Koresë së Veriut, pasi 330 balona hodhën 15 ton mbeturina në Korenë e Jugut gjatë gjithë fundjavës.

Bëhet e ditur se tre valë balonash të mbushur me ujëra të zeza, pleh organik, cigare, copëza pëlhure, bateri dhe letra të përdorura, janë dërguar në jug që nga maji, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Këshilli i Sigurisë i Koresë së Jugut tha: “Masat që ne do të marrim mund të jenë të padurueshme për regjimin e Koresë së Veriut, por ato do të dërgojnë një mesazh shprese dhe dritë për trupat e veriut dhe popullin e tij”.

Po vazhdon 'lufta' me balona mes Koreve - njëra dërgon mbeturina, tjetra filma dhe muzika
Lexo po ashtu Po vazhdon 'lufta' me balona mes Koreve - njëra dërgon mbeturina, tjetra filma dhe muzika

Drejtori i Sigurisë Kombëtare, Chang Ho-jin, dhe zyrtarë të tjerë shtuan se Koreja e Veriut po përpiqet të krijojë “ankth dhe përçarje” në jug dhe është “përgjegjësja e vetme” për çdo përshkallëzim të tensioneve.

Siç raportohet, Koreja e Jugut ndaloi transmetimet e saj me altoparlantë në vitin 2018 gjatë një periudhe të shkurtër diplomacie me Phenianin, kur vendet nënshkruan një marrëveshje për të ulur tensionet.

Kur ata ishin aktivë për herë të fundit, transmetimet luanin këngë K-pop, raporte të motit dhe sulme ndaj udhëheqjes së Koresë së Veriut.

Koreja e Jugut pezulloi marrëveshjen gjashtëvjeçare të paqes më 4 qershor në vazhdën e fushatës së balonave me ujëra të zeza të Koresë së Veriut, duke i hapur rrugën Seulit për të rifilluar transmetimet dhe gjithashtu për të rifilluar stërvitjet me zjarr të drejtpërdrejtë pranë kufirit.

Koreja e Veriut ka thënë se operacioni ishte në përgjigje të aktivistëve të Koresë së Jugut që dërgonin fletëpalosje dhe propagandë mbi zonën e çmilitarizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori