LAJMI I FUNDIT:

Konventa Ndërkombëtare e Burger King shpërblen ekselencën në Ballkan

Konventa Ndërkombëtare e Burger King shpërblen ekselencën në Ballkan

Burger King shpërblen Balkan Foods me 2 çmime prestigjoze.

Gjatë javës së shkuar u organizua Konventa Ndërkombëtare e Burger King; forumi prestigjoz ku festohen arritjet dhe performancat e kompanive ndërkombëtare në rang botëror.

Në këtë edicion Ballkani u shpërblye me 2 çmime nderi, ku kompania Balkan Foods, e cila menaxhon operacionet e Burger King në Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi, dhe Bosnje dhe Hercegovinën, pranoi me krenari vlerësimet si:

1.Best Franchise of the Year

2.Best Developer of the Year

Këto çmime përfaqësojnë kulmin e një procesi strikt vlerësimi që përfshin rritjen e markës, cilësinë e shërbimit, performancën operacionale, komunikimin efektiv, vlerësimet e brendshme dhe raportimin e përpiktë.

Drejtori i Përgjithshëm i Balkan Foods Z. Shkumbin Muçolli shpreh mirënjohjen e thellë për klientët besnikë, partnerët e përkushtuar dhe ekipet shembullore të cilët kanë qenë të pazëvendësueshëm në arritjen e këtij suksesi ndërkombëtar.

Këto vlerësime nga Burger King International janë incentiva të prekshme edhe për individët brenda organizatës, të cilëve, kur u jepet mundësia dhe një mjedis pune i favorshëm, shkëlqejnë dhe arrijnë nivelet më të larta të ekselencës.

Gjithashtu, këto vlerësime nga Konventa Ndërkombëtare forcojnë vendosmërinë, jo vetëm për të ruajtur standardet e arritura në tregjet ekzistuese, por edhe për të eksploruar mundësi të reja brenda rajonit, duke ju ofruar përvojën ikonike të Burger King gjithnjë e më shumë klientëve në të gjithë Ballkanin.

Rreth BURGER KING ®:

Themeluar në vitin 1954, brand-i i Burger King ështëv zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerave dhe ushqimit të shpejtë në të gjithë botën. Shtëpia Origjinale e Whopper-it, (Home of The Whopper ®, sistemi i Burger King operon në mbi 18,800 vendndodhje në mbi 100 shtete dhe territore të Shteteve të Bashkuara. Gati 100% e restoranteve të Burger King ® janë nën pronësinë dhe drejtimin e dyqaneve të pavarura, shumë prej tyre veprimtari në pronësi familjare që kanë punuar në këtë fushë biznesi prej disa dekadash. Për të mësuar më shumë mbi Burger King ®, ju lutem vizitoni faqen http://www.bk.com si dhe na ndiqni në profilet në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori