LAJMI I FUNDIT:

Kontroll në burgun e Prilepit, një i burgosur kapet me marihuanë

Kontroll në burgun e Prilepit, një i burgosur kapet me marihuanë

Pas një vendimi të gjykatës, zyrtarët policorë dje kanë kontrolluar një dhomë në Burgun e Prilepit dhe një shtëpi të fundjavës afër burgut dhe në të dy lokacionet kanë gjetur marihuanë.

MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e burgut, ku po vuan dënimin me burg D.D.(41) nga fshati. Livada, Strushko dhe N.N.(34) nga Prilepi, në dollapin e N.N. u gjetën një qese dhe disa pako më të vogla me marijuanë, dy peshore digjitale, para në prerje dhe valuta të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së fundjavës në pronësi të B.K.(77) nga Prilepi, të cilën e përdorte I.K.(47) nga Prilepi, e cila po ashtu ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Prilepit, janë gjetur dhe konfiskuar dy çanta me marihuanë dhe një peshore digjitale. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar pronari i shtëpisë së fundjavës. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës”, thekson MPB.


Kontrollet janë kryer nga zyrtarë policorë nga Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë në SPB Prilep – SPB Manastir, ndërsa bastisja në burg është koordinuar me zyrtarë policorë nga Sektori për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda të Sigurisë Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori