Prej vitesh pozita e opozita në Shtime po vazhdojnë ta akuzojnë njëra tjetrën për keqpërdorim dhe keqmenaxhim të parasë publike. Së fundi opozita PDK-ja në këtë komunë e ka akuzuar kryetarin Qemajl Aliun me arsyetim se në mbledhjen e fundit të Kuvendit ka bërë shpifje lidhur me borxhet e trashëguara të ish qeverisjes së kaluar që kanë të bëjnë me kontratat kolektive në arsim, shëndetësi, administratë etj. Aliu në këtë mbledhje pati thënë se ish qeverisja e PDK-së e ka zhytur komunën në 8 milion euro borxhe të cilat po obligohet t’i shlyen përmes përmbaruesit për kontratat kolektive.
Por, sipas PDK-së, në vitin 2021 është nënshkruar dokumenti nga vetë kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu se auditori i brendshëm e pasqyron gjendjen materiale në pasqyrat financiare e, të cilat nuk kanë pasur ndonjë efekt negativ.
Rrahman Jakupi, kryetar i PDK-së në Shtime nëpërmjet një reagimi tregon se në mbledhjen e fundit të Kuvendit pushteti nuk ua kishte dhënë fjalën opozitës për të treguar se gjatë qeverisjes së tyre nuk e kanë zhytur në borxhe këtë komunën.
“Meqë ne nuk e kishim rastin të flasim në mbledhjen e fundit të kuvendit pasi që ne e liruam sallën shkaku që nuk u është dhënë fjala anëtarëve të kuvendit për ta demantuar kryetarin e komunës lidhur me këtë çështje, ajo që e ka thënë kryetari i Komunës është një gënjeshtër apo një shpifje për të cilën ne do të iniciojmë procedurë. Pra ne sqarojmë edhe një herë se gjatë qeverisjes sonë nuk ekziston asnjë borxh që PDK-ja mund të ketë lënë në të kaluarën dhe për ta vërtetuar këtë ekziston dokumenti i nënshkruar nga vetë kryetari i Komunës i cili tregon se nuk ka pasur ndonjë ankesë në proces i cili mund të ketë pasur efekt material në pasqyrat financiare. Pra edhe vetë auditori e demanton kryetarin e Komunës së Shtimes në vitin 2021”, ka kritikuar Jakupi.
Jakupi bën me dije se Kryetari Qemajl Aliu po e përdor akuzën ndaj ish qeverisjes së kaluar me qëllim të vetëmbrojtjes për shkeljet ligjore të cilat po i bën gjatë qeverisjes lokale.
“Të gjitha pasojat tjera financiare që prezantohen në raportet e auditorit janë pasoja të keqmenaxhimit aktual të vetë kryetarit të komunës së Shtimes”, ka thënë Jakupi.
E, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, ka thënë se deri në ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje për ta qeverisur Shtimen, nuk janë paguar faturat e kontratës kolektive dhe punonjësit nuk kanë pasur guxim të iniciojnë as padi ndaj komunës shkaku i kërcënimeve.
“Në një përllogaritje që e kemi bërë ne duhet t’i paguajmë 8 milion euro borxhe nga qeverisja e kaluar përmes përmbaruesve që po na vijnë çdo ditë. Në vitin e kaluar i kemi paguar mbi një milion euro, këtë vit deri më tash kur po flasim kemi paguar 850 mijë euro dhe me këtë trend deri në fund të vitit mund të shkoi fatura deri një milion e 500 mijë euro”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kryetari i Hanit të Elezit vendos në funksion një kompjuter në ambientet e Komunës për nevoja të qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476114103_1029134179241965_1182476475927494993_n-380x233.jpg)
Kryetari i Hanit të Elezit vendos në funksion një kompjuter në ambientet e Komunës për nevoja të qytetarëve
![Organizata “Avonet” kritikon KQZ-në për mos trajnim të komisionarëve për numërimin e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/9a6448fc-d648-41b9-9004-95bcc277b6bf-380x233.jpg)
Organizata “Avonet” kritikon KQZ-në për mos trajnim të komisionarëve për numërimin e votave
![Shtimja planifikon ndërtim të sheshit dhe një parkingu nëntokësor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/417465682_725710419685146_5231620702628045630_n-1-380x233.jpg)
Shtimja planifikon ndërtim të sheshit dhe një parkingu nëntokësor
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë