Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg
Çmimet e tregut të hapur nga lista e barnave esenciale ishin mesatarisht deri në 92 për qind më të larta krahasuar me çmimet e barnave ekuivalente nga kontrata e tenderit të menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, në tregun e hapur nuk janë gjetur çmime për nëntë produkte që disa prej tyre janë në vlera të larta.
Kështu është bërë e ditur përmes një tryezë diskutimi, në të cilën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën e Tregut mbi Procesin e Prokurimit të Barnave Esenciale në Kosovë.
Berat Abdiu nga UBO Consulting, derisa ka treguar se çfarë përmban raporti, ka theksuar se fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore.
“Fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe për proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore. Qëllimi kryesor ka qenë një zhvillim i analizës së hulumtimit të tregut me qëllim të ofrimit të një vlere referente për të krahasuar kontratat e përzgjedhura për analizë, kontratat për barnat e listës esenciale dhe projektet e infrastrukturës shëndetësore. Analiza nga studimi ka pas për synim të identifikojë shkaqet që ndikojnë në pengesat për furnizim me barna nga lista esenciale dhe keq menaxhimin potencial të fondeve publike nga këto procese”, ka thënë Abdiu.
Ndërsa ka thënë se nga kontratat që janë marrë për analizë janë identifikuar 49 produkte mjekësore, nga të cilat vlera e kontratave të prokurimit ka qenë mbi 3 milionë euro. Ai ka shtuar se pesë nga këto barna përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme për 49 produkte.
Abdiu ka theksuar se për këto barna diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja.
“Nga kontratat që janë marrë për analizë kemi identifikuar 49 produkte mjekësore, nga këto rezulton vlera e kontratave të prokurimit 3 milionë e 164 mijë euro. Pesë barna nga këto përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme prej 49. Në tregun e hapur nuk kemi gjet çmime referente për nëntë produkte, që përfshihen edhe pesë nga këto në vlerë të larta.
Këto barna janë për sëmundje të rralla dhe vlera e tyre është shumë e lartë. Për këto barna kemi gjet se diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja, d.m.th përgjysmë janë të siguruara nga MSH-ja me çmim përgjysmë më të lirë se e tregut për këtë pjesë. Në anën tjetër për një pjesë të kontratës nuk kemi mund të gjejmë çmim referent në treg”, tha Abdiu.
Në këtë studim është analizuar një kontratë për ndërtimin e një objekti të kujdesit shëndetësor parësor në Mamushë për analizë krahasuese të kostos. Analiza nxjerr në pah se kontrata e përfituar nëpërmjet prokurimit është 21% nën kostot e referencës të marra nga hulumtimi i tregut (çmimet e tregut).
Po ashtu është theksuar gjatë raportit se dallim të konsiderueshme u gjetën midis kategorive të ndryshme të kontratave, si në sektorin e ndërtimit, të instalimeve hidraulike, instalimeve elektrike, sistemet e ngrohjes, ajrosjes e klimatizimit dhe sistemet e gazit medicinal.
Ndërsa analiza e kostos zbulon se kontrata demonstron një avantazh në kosto, ajo nuk arrin të trajtojë dhe të paraqes plotësisht në pah se zbatimi i projektit në tërësinë e tij ka devijuar nga kushtet kontraktuale, duke lënë kështu në fakt disa punë të papërfunduara plotësisht.
Kontratat e analizuara kanë qenë gjatë vitit 2022 dhe 2023. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025