LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Në AKI janë keqpërdorur 246 mijë euro, tetë persona janë punësuar pa konkurs

Konjufca: Në AKI janë keqpërdorur 246 mijë euro, tetë persona janë punësuar pa konkurs

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se auditori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Naim Ibrahimaj është suspenduar nga detyra për shkak se ka zbuluar se në AKI-i, janë keqpërdorur 246 mijë euro, dhe janë punësuar pa test dhe pa konkurs 8 persona.

Ai tha se qeverisja s’ka të bëjë me vlerat evropiane, pasi ajo çka ka ndodh në AKI, tregon se çka po ndodh në Kosovë me të vërtetë.

“Para pak ditësh e kemi pas atë që në opinion u quajt dorëheqja e drejtorit të AKI-së. Por kjo ngjarje ka mbuluar një ngjarje më të rëndësishme, qëllimi ka qenë shkarkimi i Selimajt. Në AKI ka ndodh diçka që nuk është bërë publike, s’ka qenë temë e lajmeve. Dua ta ngre si problem për ta kuptuar defektin si qeveriset Kosova. Ekziston një proces i auditimit të AKI-së, këtë e ka udhëheq Naim Ibrahimaj, një qytetar i mirë i Kosovës, auditor profesional i vendit tonë, një patriot që e donë vendin e vet e që donë me krye detyrën pa ndikime është suspenduar para pak dite prej kësaj qeverie. Ai u suspendua sepse në AKI i ka zbuluar tri gjëra shumë të rrezikshme për këtë qeverisje të keqe. Ka zbuluar se në AKI janë keqpërdor 246 mijë euro. Një raport konfidencial që ia ka dërguar Thaçit dhe Isa Mustafës. Pranimi i 8 personave në AKI pa kurrfarë testi dhe konkursi. Je militant partiak shkon drejtpërdrejtë, të fusin në inteligjencë, për t’i kryer shërbimet partiake”, tha ai.


Ai shpjegoi se pas kësaj kryeministri dhe presidenti e shkarkojnë drejtorin e AKI-së dhe suspendojnë auditorin Ibrahimaj.

“A qohet ndokush në këtë vend me mbrojt Naim Ibrahimin. Ai që tregon të vërtetën, shkon në shtëpi, shantazhet dhe kërcënohen. Këto janë vlerat evropiane të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori