Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka qëndruar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ku ka vendosur lule pranë bustit dhe ka vizituar shtëpinë muze të filozofit, profesorit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, në 22 vjetorin e zhdukjes së tij.
Në prani të zyrtarëve të Komunës së Rahovecit, përfaqësuesve të fshatit Krushë e Madhe dhe familjarëve të Ukshin Hotit, kryekuvendari Konjufca tha se Ukshin Hoti është një prej figurave më të rëndësishme dhe më të kompletuara intelektuale që pati kombi shqiptar.
Çdo politikan, çdo përfaqësues institucional, çdo profesor i shkencave sociale humane dhe i shkencave politike dhe juridike, duhet t’i lexojë dhe t’i studiojë veprat e Ukshin Hotit, shtoi kryekuvendari Konjufca dhe propozoi që Ukshin Hoti të bëhet pjesë e kurikulës të universiteteve dhe shkollave të Kosovës.
Duke e përshkruar jetën e tij prej intelektuali, Konjufca tha se Ukshin Hoti e ka ndarë fatin me popullin e tij.
“Ukshin Hoti nuk ka qenë një intelektuar i mbyllur i zyreve. Ai ka qenë intelektual, i cili e ka ndarë fatin me popullin e vet në kohët më të vështira. Ai ka kaluar nëpër të gjitha rrugët e mundshme prej viteve të shtatëdhjeta, nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar. Ky është patrioti i vërtetë, ky është intelektuali i vërtetë që nuk i bën bisht fatit, por i cili është aty pikërisht ku është populli i vet”, theksoi Konjufca.
I pari i Kuvendit përmendi angazhimin shumëvjeçar të Ukshin Hotit për të drejtat e kombit shqiptar, sidomos që nga demonstratat e vitit 1981, duke sakrifikuar çdo gjë që kishte dhe duke u renditur në anën e popullit të tij.
Si pasojë e këtij aktiviteti kombëtar, Konjufca tha se Ukshin Hoti u arrestua dhe gjatë burgut përjetoi torturat më çnjerëzore, por që nuk u dorëzua asnjëherë para armiqve.
Kryekuvendari Konjufca vuri në pah se përgjegjës kryesor për zhdukjen me dhunë të Ukshin Hotit, më 16 maj të vitit 1999, është shteti serb dhe, siç tha ai, është pikërisht shteti serb ai që duhet të japë përgjigje për atë çfarë ka ndodhur para 22 vitesh.
“Në vitin 1999, më 16 maj, forcat e Serbisë e rrëmbyen dhe e zhdukën me dhunë patriotin tonë të madh dhe të shquar Ukshin Hoti dhe prej atëherë fare pak dihet dhe fare pak është treguar se çka ka ndodhur në të vërtetë. Ajo që dihet fare saktë është që shteti i Serbisë është fajtor për zhdukjen e tij”, tha kryekuvendari Konjufca.
Kreu i Kuvendit theksoi se institucionet duhet ta kenë detyrë që jo vetëm të bëjnë homazhe për Ukshin Hotin, por ta kthejnë në metodë të veprimit dhe doktrinë politike mendimin dhe filozofinë politike që e ka lënë trashëgim Ukshin Hoti.
“Ky është testamenti më i rëndësishëm i Ukshin Hotit, pra që të vazhdohet vepra e tij intelektuale të cilën ai ua ka lënë brezave. Krahas kërkimit të drejtësisë, kujtimi dhe nderimi për të do të jetë i përhershëm”, tha Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës