Gjithsej 12 deputetë që morën poste ekzekutive në Qeverinë Kurti 2 kanë humbur mandatet e tyre në Kuvend. Të njëjtit pritet të zëvendësohen nga kandidatët e radhës për t’u ulur në karriget e legjislativit.
Prej tyre, nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tre nga komunitet jo shumicë. Ndërkohë, pasditen e sotme, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca ka dorëzuar kërkesën në KQZ për zëvendësimin e tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi se nesër pritet të mblidhen për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësim në Kuvend.
“KQZ ka pranuar kërkesën nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit së Kosovës për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për të zëvendësuar deputetët e deritanishëm, që kanë marrë funksione në ekzekutivin e vendit. Besojmë që gjatë ditës së nesërme KQZ do të mblidhet për të bërë rekomandimet përkatëse për secilin prej këtyre kandidatë”, tha ai për Kosovapress.
Humbjen e mandateve të 12 deputetëve e konfirmon edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili thotë posa kanë marrë detyrat në Qeverinë Kurti 2, automatikisht iu kanë pushuar mandatet në Kuvend.
“Pas votimit të votimit të qeverisë gjatë ditës së djeshme, 12 deputetë kanë humbur mandatin e tyre për shkak se me Kushtetutë përcaktohet se nëse një deputet merr një post ministror, atij i pushon mandati…Janë 12 deputetë, prej të cilëve 3 janë nga subjektet e komuniteteve, përkatësisht një nga komuniteti egjiptian, boshnjak, turk. Pjesa tjetër janë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të zëvendësoj kandidatët në fjalë”, tha ai.
Sipas tij, njëra nga deputetët që pritet të zëvendësohet është nga Lista Vjosa, kështu do të jetë sërish mundësia për formimin e grupit parlamentar nga e njëjta.
“Një nga kandidatët që do të zëvendësohet është nga Lista Vjosa. Kjo i bie që do të humbë dy deputetë, por do të fitojë një deputet të ri, duke mbajtur ende te pragu prej 6 deputetëve sa nevojitet për grup parlamentar nëse eventualisht do të ketë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha ai.
Deputetët që kanë humbur mandatet si pasojë e marrjes së detyrave ekzekutive janë: Donika Gërvalla-Schëarz, Arben Vitia, Hekuran Murati, Faton Peci, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla, Fikrim Damka, Elbert Krasnqi dhe Emilja Rexhepi.
Ndërsa të njëjtit pritet të zëvendësohet nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Yllza Hoti, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni. Ndërsa nga Lista Vjosa është Gresa Bytyqi, nga komunitetet jo shumicë, Enis Kervan nga Partia Turke, Fridon Lala nga partia egjiptiane dhe Samra Ilijazi nga ajo boshnjake./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë