Pikërisht kur menduam se modelja po rikthehej…
Pas sfilatës u duk se të gjithë bindën veten për një rikthim të shumëpritur të Bella Hadid. Një moment iluzioni, por në realitet: Bella Hadid nuk mori pjesë në Javën e Modës në Milano
Ajo që ngatërroi spektatorët dhe admiruesit e modës ishte shfaqja në fund të sfilatës e një modeleje brune me mollëza të theksuara, vështrim të mprehtë dhe ecje të sigurt.
Një kombinim karakteristikash që për një moment i bëri të gjithë të besojnë se ajo ishte modelja amerikane, Hadid.
Në realitet, bëhet fjalë për Dalton DuBois, një modele që jeton në Londër dhe ka marrë pjesë në dy sfilata të rëndësishme vit pas viti.
Të paktën, këto janë dy detaje që mund të dalin nga profili i saj në Instagram, ku në çdo foto të modeles, njerëzit nuk i kursejnë komentet dhe befasinë për ngjashmërinë me Bella Hadid.
Nga ana tjetër, Dalton duket se e vlerëson faktin dhe shpesh u bën like personave që e krahasojnë me Hadid.
#bellahadid return at the #diesel ♬ original sound – ✗?????.?? ??
Pse Bella Hadid u shkëput nga pasarelat dhe bota e modelingut?
Duhet të presim edhe pak para se ta shohim sërish në pasarelë modelen e famshme amerikane.
Modelja 26-vjeçare ndërpreu të gjitha aktivitetet e modës, madje u distancua edhe nga rrjetet sociale pas sëmundjes Lyme (sëmundje infektuese, që shkaktohet nga bakteri Borrelia) prej së cilës vuan prej vitit 2012.
Në muajin gusht të këtij viti, Bella si për të dëshmuar gjendjen aktuale foli hapur për sëmundjen.