Qendërmbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, ka këputur ligamentin ACL dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe më shumë, sipas raportimeve nga Argjentina.
Martinez u lëndua në pjesën e dytë në humbjen që United e ppësoi me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace.
Ai ishte duke mbrojtur topin në një duel ndaj Ismaila Sarr dhe e vendosi këmbën e tij të majtë para sulmuesit kundërshtar, kur ishte edhe momenti që e lëndoi gjurin.
Pati më shumë se shtatë minuta intervenim të ekipit mjekësor në fushë, ndërsa pastaj ai u desh të largohej me barelë nga fusha.
Me të përfunduar takimi Ruben Amorim kishte bërë me dije se lëndimi i Martinez është një situatë serioze, teksa tani është konfirmuar se ai ka këputur ligamentin.
Rikuperimet nga ligamenti mund të dallojnë, por lojtarët rrallë herë rikthehen në aksion para nëntë muajsh deri në një vit.
🚨⚠️ Lisandro Martínez has torn his ACL and his season is now over, reports TyC Sports. pic.twitter.com/ydpDIPQRJp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2025
Për më shumë, studimet kanë treguar se ju keni pesë herë më shumë mundësi që të pësoni një lëndim të ACL, në rast se tashmë i keni dëmtuar ato ligamente.
Reprezentuesi argjentinas tashmë kishte humbur 42 ndeshje në të gjitha garat shkaku i lëndimeve sezonin e kaluar dhe duket se ky fat do ta përcjellë sërish./Telegrafi/