LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet Chrome për Windows 8

Konfirmohet Chrome për Windows 8

Pasi që nga Mozilla publikuan se ka filluar zhvillimi i Firefox për Windows 8, arriti lajmërimi edhe nga Google. Në intervistën për Mashable, zëdhënësi i Google konfirmoi se kompania është duke punuar në zhvillimin e shfletuesit Chrome për Windows 8.

Shfletuesi do të mund të përdoret në ndërfaqen Metro të SO të Microsoft, si dhe në desktopin klasik. Sipas fjalëve të zëdhënësit, qëllimi i Google është të ofroj Chromein e thjeshtë dhe të sigurt në të gjitha platformat, duke përfshirë desktop dhe Metro versionet e Windows 8. Gjithashtu, është konfirmuar se Chrome do të optimizohet për menaxhim me prekje edhe në versionin për desktop.

Supozohet se në Google, si dhe në Mozilla, kanë vendosur të përfshijnë përkrahjen për dy ndërfaqe në një aplikacion. Edhe pse shfletuesit alternativ janë të mirëseardhur në Windows 8 në ndërfaqen Metro do të mund të përdoret vetëm një shfletues i preferuar (default) në Windows. /Telegrafi/