LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet Call of Duty i ri

Konfirmohet Call of Duty i ri

Edhe pse ky lajm me gjasë nuk do të befasoj askënd, Activision në raportin financiar për çerekun e katërt të vitit të vet fiskal konfirmoi se lojën e re në franshizën Call of Duty do të mund ta luajmë qysh gjatë këtij viti.

Duke pasur parasysh profitin e lartë të Black Ops, e në veçanti të Modern Warfare 3 i cili vetë fitoi më se një miliard dollarë kjo ishte vendim krejtësisht i pritur.

Fatkeqësisht, përveç vet konfirmimit nuk kemi marrë kurrfarë detaje shtesë, kështu që ditët në vijim patjetër se do të sjellin shumë supozime. Më herët flitej se Activision po përgatit Black Ops 2, por pa konfirmim zyrtar. Sledgehammer momentalisht kërkon të punësoj njerëz të ri për punë në lojën Call of Duty, e Infinity Ward po punon në një next-gen FPS të paemërtuar.

Detajet tjera pritet të paraqiten pas disa javësh. /Telegrafi/