Site icon Telegrafi

Nga La Liga konfirmojnë se Barcelona mund të luajë në ligën e dytë spanjolle

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka zbuluar se Barcelona mund të dënohet me rënie në divizionin e dytë spanjoll pas akuzave për korrupsion që klubi përballet për pagesën e gjyqtarëve.

Në shkurt, doli që klubi katalunas i kishte paguar ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të Spanjës, Jose Maria Enriquez Negreira dhe një kompanie që ai zotëron gjithsej tetë milionë euro midis 2001 dhe 2018.

Klubi, së bashku me ish-zyrtarët e Barcelonës dhe Negreira, u paditën në gjykatë me akuzat për korrupsion, një shkelje të besimit dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Lexo po ashtu Barcelona po e pret nën ethe vendimin e UEFA-s për rastin e Juventusit

Pasi ka arritur disi të lundrojë nëpër turbulencat e tyre financiare verën e kaluar, që i pa ata të transferonin disa nga lojtarët si, Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde, Barcelona aktualisht është në krye të La Ligës.

Ata janë nëntë pikë më shumë se rivalët e mëdhenj Real Madridi dhe kanë pranuar vetëm tetë gola në 25 ndeshje vendase këtë sezon. Ndërsa ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës këtë sezon, ata kanë qenë skuadra më e mirë në Spanjë deri më tani.

Megjithatë, këtë javë, Tebas njoftoi se dënimi për “blerje arbitrash” do të rezultojë me gjoba miliona euro, si dhe rënie në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Lexo po ashtu Thellohet skandali: Negreira ka dërguar disa raporte në zyrat e Barcelonës

Duke folur për gazetën spanjolle La Vanguardia si pjesë e panelit të tyre të ‘mbrojtjes së ekosistemit të futbollit evropian’, Tebas tha: “Unë nuk besoj se Barça bleu gjyqtarë, por ka pasur një situatë që kërkon një shpjegim të qartë”.

“Sanksioni për blerjen e arbitrave? Shumë i rëndë. Rënia në kategorinë e dytë, gjoba milionëshe”.

“Dëmtimi i reputacionit të Barcelonës dhe La Ligës, është shumë e rëndësishme të shikohet se çfarë ka ndodhur aty”, ka shtuar më tej presidenti i La Ligës. /Telegrafi/

Exit mobile version