Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 26 raste me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 449.
Po ashtu bëhet e ditur se tetë persona janë shëruar.
Ndërkaq sot kanë vdekur dy persona të infektuar me COVID-19, duke e rritur në 11 numrin e viktimave në Kosovë.
Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.
“Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.
Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).
Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati).
Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati ).
Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.168.045 raste të COVID-19 dhe 144.645 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk