Këtë vit filmi “Koncert në vitin 1936” mbush 42 vjet, që përkon edhe me përvjetorin e 75-të lindjes së regjisorit Saimir Kumbaro. Me skenar të Kiço Blushit dhe Dhimitër Shuteriqit, dhe me një kast të mire aktorësh, për të përkujtuar filmin flet profesori Përparim Kapo.
“Është një nga filmat që i ka rezistuar kohës. Filmi është i bukur, filmi është i freskët, filmi trondit edhe sot. Sepse, është ndërtuar me elementët më të mirë që kërkon kinematografia: gjuhën e imazhit, skenarin, portretizimin, vizatimin e personazheve, montazhin, piktorin e filmit, piktorin e kostumeve. Pra të tere këta elementë, por mbi të gjitha është regjizura”, thotë Kapo. “Është një koncert i shoqërisë njerëzore ne vitet ‘30. Ne kemi aty dy botë; botën griteske të shtetit dhe botën njerëzore të thjeshtë të braktisur. Në mes është një figurë emblematikë, është tellalli. Elementi tjetër është loja aktoriale. Birçe Hasko tellalli, nënprefekti një nga figurat më të bukura të Robert Ndrenikës. Kemi Margarita Xhepën, por edhe Manushaqe Qenami”. /TCh/