Tashmë kemi parë spekulimet e shumta sipas të cilave Google Pixel 2 do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 835 ndërkohë që tani vijnë edhe informatat e para mbi kamerat e ndryshme të pajisjes.

Për më shumë, telefoni thuhet se do të ketë ekran të lakuar me 5.6 inç dhe Quad HD AMOLED, së bashku me altoparlantët stereo.


pixel 2 smartphone

Concept Phones ka sjellur dizajnin konceptual të tyre për Pixel 2, i cili mund të shihet në fotot dhe videon e mëposhtme.

“Mbushësi super i shpejtë poashtu është premtuar së bashku me teknologjinë e mbushjes pa tela. Në anën e pasme mund të shihet sensori i gishtërinjëve dhe për më shumë, dizajni ka imagjinuar atloparlantët stereo këtu, në mënyrë që të merrni sa më shumë nga muzika dhe videot.”- thuhet nga Concept Phones.