Komunikacioni në Maqedoni, një orë pritje në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë"

Në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodic;" koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Nga
Telegrafi
22/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































