Komuna e Suharekës pas raportimit të qytetarëve rregullon trotuarin në qendër të qytetit
Komuna e Suharekës dhe platforma Ndreqe.com kanë njoftuar rregullimin e një trotuari të dëmtuar, si pasojë e kontributit të qytetarëve aktivë.
“Pas raportimit të qytetarëve se është dëmtuar trotuari në këtë pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit, Komuna e Suharekës është përgjigjur me ndreqje. Pas intervenimit, zyrtarët komunal kanë njoftuar edhe ekipin e platformës Ndreqe.com”, thuhet në njoftimin e platformës, që është publikuar edhe nga Komuna e Suharekës.
Me këtë rast platforma Ndreqe.com ka vlerësuar zyrtarët për bashkëpunimin, dhe në të njëjtën kohë ka inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë edhe më tutje raportimin për problemet në lagjen përkatësisht qytetin ku jetojnë, raporton Telegrafi.
Qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve. /Telegrafi/































